Bora që po bie tash e 48 Orë nuk ka sjell telashe të mëdha ne komunë e Deçanit sepse të gjitha përgatitjet janë bë më kohë

Sipas drejtorit për Mbrojte e Shpëtim dhe Shërbimeve Publike në komunën e Deçanit z.Izet Zenuni, ekipet janë në teren se bashku më kompanitë kontraktuese ,, LIKA TRADE’’, HORN&CO dhe ,,INGINJERIG-GROUP’’, të cilët po punojnë pa ndalë dhe kanë bëre largimin e borës nga rrugët kryesore të qytetit duke vazhduar edhe nëpër fshatrat e komunës së Deçanit. Trashësia e borës në zonat më të thella malore si në regjionin e Vokshit arrin deri në 20 cm por sipas drejtori kjo nuk paraqet ndonjë vështirësi për shkak se është duke u bërë pastrimi i të gjitha rrugëve.

Deri më tani është larguar borën në të gjitha rrugët kryesore, ndërsa tani është duke u punuar në largimin e borës nga rrugët dytësorë nëpër fshatra. Nëse bora do të vazhdoi të bie edhe më tutje ne do të jemi 24 ore në shërbim të qytetarëve në mënyra që të ju sigurojmë lëvizjen më të lehtë për nevojat e tyre tha drejtori Zenuni. Drejtori Izezt Zenuni bën apel tek qytetarët që në rrugë të mos dalin pa pajisje dimërore. Njëherit apelojnë tek qytetarët që të mos parkojnë makinat në trotuare të qytetit sepse po e vështirësojnë qarkullimin e qytetarëve dhe pastrimin e borë nga kompanitë kontraktuese.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …