Ministri i Drejtësisë së Shqipërisë, Ylli Manjani i ka dërguar një letër ministrit francez Zhan Zhak Urvu lidhur me ndalimin e Ramush Haradinaj. Ai tha se shteti serb keqpërdori aksesin në interpol për qëllime politike. Do të vlerësoja refuzimin tuaj të çdo kërkese për ekstradimin e tij. Do t’ju lutesha për transmetimin e këtij shqetësimi autoriteteve gjyqësore franceze për lënien e lirë të tij”, ka shkruar ministri Manjani në letrën e tij.
