Shkup: Me arrestimin e Haradinajt, Franca ka shkelur të drejtat themelore të njeriut dhe vlerat e shqiptarëve

Shkup: Me arrestimin e Haradinajt, Franca ka shkelur të drejtat themelore të njeriut dhe vlerat e shqiptarëve

Protestë kundër arrestimit të ish komandantit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës për Zonën Operative të Dukagjinit, Ramush Haradinaj është mbajtur edhe në Shkup. Gjatë fjalimi para masës protestuese, Nermine Hamidi nga Unioni Studentor theksoi se me arrestimin e Ramush Haradinajt, Franca ka shkelur të drejtat themelore të njeriut dhe vlerat themelore të kombit shqiptar. Ajo ka theksuar më tutje se më e keqja është se kjo vjen nga një shtet evropian, i cili në vazhdimësi është promotori kryesor i po këtyre lirive. Ndërkohë, qytetar protestuas dekalronin se arsye e tyre pse kanë dal të protestojnë është që të tregojmë se Serbia e Millosheviqit jeton, ajo nuk është e vdekur, por e gjallë. Daçiqi e kërcënoi Maqedoninë, Vuçiqi Kosovën, ndërkaq kryetari i Serbisë e kërcënon Evropën me luftë. Këto janë pasojat e politikës serbe që po i toleron Evropa!

Kontrolloni gjithashtu

Ganimete Musliu: Në Rashkë të Serbisë po kryhen trajnime të grupeve të caktuara për të destabilizuar situatën në Kosovë

Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu akuzon Qeverinë Kurti për paaftësi, mashtrime dhe kauza të rrejshme

Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu, ka kritikuar ashpër Qeverinë e kryeministrit Albin Kurti, duke e …