Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka reaguar lidhur me arrestimin, në Francë, të ish-kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj.“Si ka mundësi që urdhër-arrestet e vendit agresor të një lufte që përfshiu vetë NATO-n kundër atij vendi, të mundet ende sot të vlejnë si mandate legjitime të policive të një sërë vendesh evropiane, për të burgosur luftëtarët që iu kundërvunë atij agresioni dhe që, për më tepër, i janë nënshtruar më pas, pa asnjë rezistencë, qoftë Hagës dhe qoftë votimit parlamentar të risisë botërore të një Tribunali Special për vetveten?!”, thotë Rama. Nuk është pak për t’ u çuditur me habinë e Edi Ramës, i cili shihet qartë se ende ka iluzione rreth zgjidhjes së çështjes shqiptare-serbe në Ballkan dhe aleancave të vjetra e të reja.
Kontrolloni gjithashtu
Edi Rama” Në këtë proces të Shqipërisë drejt BE-së, të gjitha pushtetet duhet të bëjnë progres, jo vetëm qeveria
Kryeministri i vendit Edi Rama ishte i pranishëm në punimet e Komisioni të Posaçëm Parlamentar …