Komiteti i inteligjencës amerikane ka përfunduar një raport të klasifikuar në lidhje me ndërhyrjen ruse në zgjedhjet presidenciale, që u mbajtën vitin e shkuar në Shtetet e Bashkuara, ku theksohet se Presidenti rus, Vladimir Putin, urdhëroi një fushatë ndikimi, që synonte dëmtimin e kandidates Hillary Clinton dhe favorizimin e republikanit Donald Trump. “Ne vlerësojmë se Presidenti rus Vladimir Putin urdhëroi një fushatë ndikimi në vitin 2016, me qëllim të zgjedhjeve presidenciale në SHBA. Qëllimet e Rusisë ishin të minojë besimin e publikut në procesin demokratik amerikan, të denigrojë Sekretaren, Clinton, të dëmtojë elektoratin e saj dhe kryesimin e saj të mundshëm. Ne edhe më tej të vlerësojmë se Putin dhe Qeveria ruse kanë zhvilluar një preferencë të qartë për presidentin e sapozgjedhur Trump”, thuhet mes tjerash në raport.
Kontrolloni gjithashtu
Haradinaj: 28 Nëntori, Dita që bashkon shqiptarët dhe nderon Heronjtë e Kombit
Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka vlerësuar datën 28 Nëntor si një moment historik dhe …