leoni

Bilall Sherifi

Bilall Sherifi: Populli i Kosovës trishtohet kur Franca kërkon prova nga regjimi i kohës së Milosheviqit

Sekretari i Nismës për Kosovës Bilall Sherifi në një letër publike drejtuar  demokratëve të Francës, përmes ambasadorit të Republikës së Francës në Kosovë, Didier  Chabert, lidhur me arrestimin e Ramush Haradinajt ka shkruar:  Populli i Kosovës trishtohet kur sheh se institucionet e drejtësisë së vendit tuaj të presin “PROVAT” nga Regjimi i Beogradit për të vendosur për fatin e njeriut që për ne ka vlerën e Zhan Mulenit tuaj, që i ka shpëtuar vdekjes. Ramush Haradinaj dhe të gjithë luftëtarët tjerë të lirisë së Kosovës kanë zënë një vend të përjetshëm në panteonin e zemrave liridashëse. Madje edhe të demokratëve të Francës.  Kam bindjen e plotë se të gjithë demokratët francez duhet të trishtohen kur shohin se institucionet e vendit të tyre sjellin vendime në përputhje me dosjet e sajuara nga një regjim politik dhe nga një shërbim sekret që është krahasuar me regjimin hitlerian dhe GESTAPON Gjermane. Është koha që ju demokratët e Francës ta  thoni fjalën tuaj, thuhet mes tjerash në letrën e z Bilall Sherifi.

(Letër publike demokratëve të Francës, përmes ambasadorit të Republikës së Francës në Kosovë, Didier  Chabert)

Më 4 janar të këtij viti policia franceze arrestoi ish Kryeministrin e Kosovës dhe luftëtarin e njohur për çlirimin e Kosovës, Ramush Haradinaj. Dy ditë më vonë, gjykata franceze e qytetit Colmar vendosi që Ramush Haradinajn ta mbajë në arrest deri në kohën kur Serbia t’ua dërgojë provat mbi të cilat ka mbështetur fletë-arrestin ndërkombëtarë. Tek pasi të shqyrtojë “provat” serbe gjykata franceze do të vendosë për fatin e luftëtarit të lirisë së Kosovës.

I nderuar ambasador,

Kam bindjen e plotë se të gjithë demokratëve të mirëfilltë të Francës ju kujtohet Nikolaus Barbie. Për shkak të krimeve më monstruoze që ky oficer i GESTAPOS kreu gjatë okupimit nazist të Francës historia e kujton si “KASAPI I LYON-it”. Nuk do të zgjerohem në shembuj të shumtë për t’ua rikujtuar krimet monstruoze të “KASAPIT TË LYON-it” që përmes torturave më çnjerëzore çuan drejt vdekjes mijëra pjesëtarë të rezistencës së kombit tuaj kundër pushtimit nazist. Po përmend vetëm Jean Moulin-in, njërin nga figurat më markante të rezistencës franceze. Gjatë PROCESIT TË EKSTRADIMIT të Jean Moulin-it për në Gjermani ai u mbyt mizorisht nga “Provat e GESTAPOS” dhe metodat e aplikuara nga Klaus Barbie.

Pas çlirimit nga okupimi nazist Jean Moulin-in u nderua në mënyrën më dinjitoze të mundshme duke iu siguruar vendi edhe në Pantheon, ku ndodhen varrezat e njerëzve më të mëdhenj të kombit francez. Edhe pse Nikolaus Barbie u fsheh për rreth 40 vjet, “KASAPI I LYON-it” u arrestua, u dënua për krimet kundër njerëzimit dhe përfundoi jetën prapa grilave të burgut. Fatkeqësisht, sivëllezërit serbë të “KASAPI I LYON-it” janë të pozicionuar në të gjitha funksionet më të larta shtetërore të Serbisë.

I nderuar ambasador, ju lus që si përfaqësues i Republikës së Francës në Kosovë t’ua përcillni demokratëve të vendit tuaj shqetësimet që lidhen me veprimin e institucioneve të drejtësisë në Francë.

Demokratët francez duhet ta dinë se Ramush Haradinaj është njëri nga udhëheqësit e rezistencës sonë kombëtare, të cilit i janë vrarë disa anëtarë të familjes gjatë « Barbarisë së regjimit të Millosheviqit » siç e pati cilësuar në atë kohë Presidenti i shtetit tuaj, z. Jacques Chirac. Për dallim nga Jean Moulin-i francez, Ramush Haradinaj u shpëtoi të gjitha përpjekjeve që kishte ndërmarrë shteti serb për ta eliminuar. Ai u mbijetoi plagëve të marrë gjatë luftime të shumta me okupatorin, u mbijetoi proceseve gjyqësore të organizuara mbi bazën e provave të sajuara nga Shërbimi Sekret Serb (GESTAPOJA SERBE) dhe u mbijetoi disa arrestimeve që ishin bërë me kërkesën e mbeturinave të Regjimit të Millosheviqit që udhëheqin Serbinë.

I nderuar ambasador,

Populli i Kosovës trishtohet kur sheh se institucionet e drejtësisë së vendit tuaj presin “PROVAT” nga Regjimi i Beogradit për të vendosur për fatin e njeriut që për ne ka vlerën e Jean Moulin-it tuaj, që i ka shpëtuar vdekjes. Ramush Haradinaj dhe të gjithë luftëtarët tjerë të lirisë së Kosovës kanë zënë një vend të përjetshëm në panteonin e zemrave liridashëse. Madje edhe të demokratëve të Francës.

Kam bindjen e plotë se të gjithë demokratët francez duhet të trishtohen kur shohin se institucionet e vendit të tyre sjellin vendime në përputhje me dosjet e sajuara nga një regjim politik dhe nga një shërbim sekret që është krahasuar me regjimin hitlerian dhe GESTAPON Gjermane. Nuk ka paradoks më të madh se fakti që gjykata e vendit tuaj kërkon “provat” nga sivëllezërit e Nikolaus Barbie-së. Kjo sjellje e institucioneve të drejtësisë franceze është fyerja më e rëndë për të gjithë ata francezë që ndër shekuj dhanë jetën e tyre nën devizën e Republikës franceze: Liberté, Égalité, Fraternité.

Është koha që demokratët të thuan fjalën e tyre!

Bilall Sherifi

Sekretar i Përgjithshëm i Partisë NISMA për Kosovën

Prishtinë, 8 janar 2017

Kontrolloni gjithashtu

Albin Kurti: Brukseli dhe Uashingtoni bënë padrejtësi ndaj Kosovës duke i vendosur masa ndëshkuese

Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar

Albin Kurti,  në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …