Kryetari amerikan, Barack Obama pranoi se kishte nënvlerësuar ndikimin që mund të ketë pasur një fushatë piraterie dhe keqinformimi në demokraci, dy ditë pas një raporti të shërbimeve sekrete amerikane ku flitet për ndërhyrjen e Rusisë në fushatën zgjedhore. Në një intervistë për stacionin televiziv ABC, presidenti amerikan ka mohuar të ketë nënvlerësuar homologun rus, Vladimir Putin, që sipas spiunëve amerikanë ka drejtuar këtë fushatë sulmesh informatike dhe manipulimesh të medias destinuar për favorizimin e zgjedhjes së Donald Trump në kurriz të Hillary Clinton. Mendoj se kam nënvlerësuar faktin se si në këtë epokë të re të informacionit, keqinformimi, sulmet informatike dhe këto lloj gjërash të kenë një ndikim në shoqëritë tona të hapura, që ndërhyjnë në praktikat tona demokratike, deklaroi Barack Obama.
Kontrolloni gjithashtu
Hykmete Bajrami: Buxheti i 2025-ës është anti-Kushtetues
Deputetja nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami ka konstatuar se buxheti për …