Zëdhënësi i lëvizjes Vetëvendosje, Frashër Krasniqi ka kritikuar Qeverinë e Kosovës, e cila edhe pas shumë të ligave e ndërhyrjeve të Beogradit, nuk po e ndërpret dialogun me Serbinë. “Serbia ndërton mur në Mitrovicë; Viziton objektin e Millosheviqit në UP, nga ku jep mesazhe agresore shoveniste; Arreston ish-ushtarët e UÇK-së sapo dalin nga Kosova; Lanson linjën e trenit Beograd-Mitrovicë, si linjë e brendshme e saj; i plaçkitë e maltreton bashkatdhetarët tanë që i lë të presin nga 20 orë në kufi; Dërgon vazhdimisht ministra e zyrtarë që nuk lejojnë integrimin e serbëve lokalë…Çka duhet të ndodhë tjetër që qeveria Mustafa-Veseli, së paku të ndërpresin negociatat me Serbinë?!, Është e qartë që derisa pronat e tyre private janë të sigurta, për ta nuk ka rëndësi çka i ndodhë Kosovës, ka shkruar Frasher Krasniqi.
Kontrolloni gjithashtu
Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, nuk iu beson shifrave të kryeministrit Kurti për Buxhetin e vitit 2025
Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, nuk iu beson shifrave të kryeministrit Kurti për …