Deputeti i Nismës për Kosovën, Haxhi Shala, në një postim të tij ka shkruar se kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës Ramush Haradinaj, është arrestuar pasi dikush në Kosovë po ndihet i rrezikuar nga humbja e pushtetit. Haradinaj ishte paraparë që të takohej me kryetarin e zgjedhur amerikan, Donald Trump. Kohëve të fundit gjithçka mund të pritet prej njerëzve tonë brenda dhe jashtë vendit. Këtë e shohim nga mosreagimi i duhur i institucioneve tona, që lë për t’u kuptuar që kjo prite,j apo edhe ishte planifikuar nga persona të caktuar në vend, ka shkruar Shala në një postim të tij.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …