Eurodeputeti Alessandro Battilocchio qëndroi në Malishevë

Në pasditen e vonshme të së dielës, në Komunën e Malishevës, ka qëndruar deputeti i Parlamentit Evropian, Alessandro Battilocchio, i shoqëruar nga kryetari i Komunës Tolfa (komunë e Romës), Luigi Landi dhe Salvadore Orsomando, kryetar i Këshillit të Cerveterit, bashkë më zyrtar të katër komunave. Ky delegacion është pritur nga kryetari i Komunës së Malishevës, Ragip Begaj.

Qëllimi i kësaj vizite, ishte njohja mes komunave të Italisë dhe Komunës së Malishevës, shkëmbimi i përvojave, organizimi i komunave dhe mundësia e realizimit të projekteve të përbashkëta.

Pasi i ka falënderuar për vizitën, kryetari Begaj, e ka njoftuar delegacionin nga Italia, me organizimin e Komunës së Malishevës, rrjedhat e përgjithshme, popullsinë, dhe shtrirjen e Komunës së Malishevës.

Ndërsa eurodeputeti Battilocchio, pasi shprehi kënaqësinë e tij për këtë vizitë, tha se “këtu është së bashku më përfaqësues të katër komunave të Italisë dhe se janë të interesuar të njihen me organizimin e komunave, si dhe për të parë mundësitë e bashkëpunimit”.

Edhe kryetari i Komunës së Tofla, Luigi Landi, shprehi gatishmërinë për bashkëpunim të ndërsjellë dhe për realizimin e ndonjë projekti të përbashkët, përderisa e falënderoi kryetarin Begaj, për pritjen, dhe siç tha ai, “sot është e diele dhe ju jeni në punë, duke pritur një delegacion”.

Në fund të kësaj vizite, u paralajmërua realizimi edhe i një vizite tjetër, më të gjerë dhe më të gjatë në Malishevë, me qëllim të rritjes së bashkëpunimit të ndërsjellë.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …