Asamblistët e Kuvendit Komunal të Deçanit, përveç atyre të LDK-së të cikët nuk kanë marrë pjesë e quajnë të pa pranueshëm arrestimin e Ramush Haradinajt dhe kërkojnë lirimin e menjëhershëm të tij. Në fund të mbledhjes, asamblistët e kanë miratuar një deklaratë të përbashkët në tri pika, në të cilën kanë kërkuar pezullimin e procesit të dialogut të Kosovës me Serbinë dhe pasi kanë konstatuar se Ramush Haradinaj dy herë është shpallur i pafajshëm nga Tribunali i Hagës, kanë kërkuar që drejtësia franceze ta lirojë atë me procedurë të përshpejtuar. Punimet e kësaj mbledhje i kanë bojkotuar asamblistët e LDK-së, të cilët nuk e kanë parë të arsyeshme të marrin pjesë.
Kontrolloni gjithashtu
Kryeministri, Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ai është në krye të Qeverisë
Sllovakia, është njëra nga 5 shtetet e Bashkimit Evropian që nuk e ka njohur Kosovën, dhe …