Lëvizja Vetëvendosje përmes një kumtese ka reaguar kundër vendimit të Serbisë për ta vënë në qarkullim linjën hekurudhore Beograd – Mitrovicë. Ky vendim, është cenim i drejtpërdrejt i sovranitetit të Kosovës. Ky projekt është vazhdimësi e shmangies së shtetit tonë dhe krijon lidhje direkte me shtetin e Serbisë. Serbia po e bën zhvendosjen e kufirit para syve të qeveritarëve tanë. Tashmë, kufiri me Serbinë, nga Leposaviçi është zhvendosur në lumin Ibër ku është ndërtuar një mur ndarës. Ndërkaq, linja hekurudhore që është vendim i shtetit serb është tregues i sjelljes së Beogradit, sikur të ishin brenda të të njëjtit shtet me pjesën veriore të Mitrovicës, thuhet mes tjerash në kumtesën e Vetëvendosjes.
Kontrolloni gjithashtu
Kryeministri, Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ai është në krye të Qeverisë
Sllovakia, është njëra nga 5 shtetet e Bashkimit Evropian që nuk e ka njohur Kosovën, dhe …