Eksperti gjerman, Christian Tomuschat mendon se akuzat e vjetra kundër Ramush Haradinajt, të shpallur dy herë të pafajshëm nga Haga, nuk bëhen dot më shkak për arrestimin e tij. Ai ka thënë për “Deutsche Welle”-s se është e pakuptimtë për të, që Serbia vazhdon të kërkojë ekstradimin e një njeriu të shfajësuar nga Haga. “Ka një rregullore të qartë në statutin e kësaj gjykate – thotë ai, – neni 10, ku ndalohet dënimi i dyfishtë. Pra, askush nuk mund të ndiqet penalisht për të dytën herë nga autoritetet e drejtësisë së një vendi, për një vepër penale që është trajtuar njëherë, në këtë rast në proceset gjyqësore të Hagës”. “Ky është një nen, të cilin francezët duhet ta njohin”, thekson eksperti. Është parim bazë i shtetit ligjor, që askush nuk del dy herë para gjyqit për të njëjtën vepër penale”.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …