Lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, të enjten do të dalë para gjykatës, e cila do të marrë vendim për ose kundër lirimit të tij. Avokati i Haradinajt, Arianit Koci, ka bërë të ditur se gjasat janë që Haradinaj të lirohet nga paraburgimi, por qëndrimi i tij në Colmar do të vazhdojë, pasi i duhen edhe disa ditë derisa Serbia të kompletojë dokumentacionin. Koci, i cili pritet të udhëtojë në Francë për të marrë pjesë në seancën gjyqësore ndaj Haradinajt, beson se gjasat për ekstradimin e tij në Serbi janë minimale. Kjo është hera e dytë që Haradinaj arrestohet brenda dy vjetëve me të njëjtën aktakuzë. Më 17 qershor të 2015-ës, kur po kthehej nga një vizitë zyrtare në Berlin, Haradinaj u arrestua në Aeroportin e Lubjanës në Slloveni, por u lirua më vonë, për çka ishte i detyruar të qëndronte në Lubjanë, deri sa të përfundonin procedurat për verifikimin e fletarrestimit.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …