leoni

Krasniqi: Ideja për korrigjim kufijve është antikushtetuese por nuk është ide e Thaçit, është ide e vjetër e Serbisë

Jakup Krasniqi: Toleranca pa kufi nuk i jep kontribut paqes

Shkas për këtë janë kërcënimet e reja të qeveritareve e fetarëve serbe

Dihet fare mirë se mungesa e konflikteve të armatosura nuk nënkupton me automatizëm paqen. Kosova ka qenë dhe është e interesuar për paqe të drejtë. Por paqja e drejtë nuk mund të ndërtohet pa ndëshkimin e atyre që kryen gjenocid, në Kosovë.

Jam plotësisht i vetëdijshëm se strukturat politike të regjimit aktual të Beogradit janë larg njohjes së krimeve që shteti i tyre u ka shkaktuar shqiptarëve dhe larg angazhimeve që përgjegjësit e krimeve të dalin para drejtësisë. Për këtë arsye, ndërtimi i paqes së drejtë në këtë pjesë të Evropës ende nuk shihet në horizontin politik. Përkundrazi.

Logjika e vjetër mbisundon në institucionet e reja të shtetit serb. Këtë e dëshmoi së fundmi kërcënimet që Presidenti i Serbisë, Tomisllav Nikoliqi, i bëri më 12 tetor 2016  se “Serbia është e gatshme të sillet me shqiptarët e Kosovës në të gjitha mënyrat e mundshme”. I njëjti me 27 korrik 2006, sa zhvilloheshin bisedimet në Vjenë pat kërcënuar me luftë, nëse Kosova merr pavarësinë. Kam bindjen e plotë se për secilin nga ne që e kemi jetuar e përjetuar atë kohë barbare na është e qartë se logjika e vjetër serbe nuk mund të prodhojë asgjë tjetër pos kërcënimeve të reja!

Kjo logjikë me bazë mitomane (shoviniste) serbe është pengesa kryesore për ndërtimin e paqes së qëndrueshme dhe rrezik për konflikte të reja edhe përtej hapësirave te ish Federatës Jugosllave. Kërcënimet e këtyre dite që vinin nga Serbia duke filluar nga Presidenti Nikoliq, Kryeministri Vuçiq, Ministri i Armatës serbe Dikiq deri dhe i pari i Kishës serbe Irinej, duhet përcjell me kujdes nga vendet e demokracisë perëndimore.

Për këtë arsye, si toleranca e pa fre, inferioriteti dhe heshtja ndaj kësaj logjike luftënxitëse nuk i kontribuon as ndërtimit të një paqe të drejtë e as paqes së qëndrueshme. Askund më shumë në Evropë, sesa në vendet e Ballkanit nuk ka nevojë për një paqe të drejtë e të qëndrueshme.

Paqe e cila do të garantojë siguri, stabilitet, zhvillim e mirëqenie për të gjitha kombet e këtij rajoni.

Për t’u krijuar ky realitet i ri, duhet një shkurorëzim i plotë i secilit komb nga politikat kërcënuese e luftënxitëse.

Kontrolloni gjithashtu

Dilaver Goxhaj: RKL dhe Kosovapress ishin dhe mbeten Ylli Polar për Luftën Çlirimtare në Kosovë

Dilaver Goxhaj: PËRFUNDIME TË DALA PREJ ANALIZAVE KRITIKE NDAJ LIBRIT “Dosja Amerikane për Shqipërinë Koministe”, me autorë  Bejtullah Destani dhe Visar Zhiti

Bazuar në faktet dhe analizën e luftës 10-vjeçare,  Dhjetor 1944- Dhjetor 1953, midis Forcave të …