Ministri i jashtëm i Kosovës, Enver Hoxhaj, në seancën e jashtëzakonshme që po mbahet për liderin e AAK-së, Ramush Haradinajn, ka thënë se Ministria e Jashtme është angazhuar maksimalisht për lirimin e tij. Ai ka thënë se ai personalisht ka biseduar me të parin e AAK-së nëpërmjet telefonit si dhe me homologun e tij nga Franca, me ç’ rast ia ka bërë të ditur qëndrimin e Kosovës karshi këtij rasti. Sipas ministrit Hoxhaj, burim i ndalimit të Haradinaj është kryekëput Serbia, e cila siç ai është shprehur, po ndjekë një politikë armiqësore ndaj Kosovës.
