leoni

Jakup Krasniqi

Jakup Krasniqi: Kuvendi i Kosovës, duhet ta rishikojë Ligjin i cili i ka amnistuar krimet serbe në Kosovë

Kryetari i Këshillit Kombëtar të Nismës për Kosovën, Jakup Krasniqi, në një shkrim të postuar ka vlerësuar se deputetët në Kuvendin e Kosovës  një zëri kishin një qëndrim: Serbia e sotme është hiq më pak se Serbia e Millosheviqit! Me ketë konstatim nuk kam si mos të pajtohem, por ku dallon Serbia e sotme nga ajo e viti 2011 e sidomos ajo e vitit 2012-2016, kur krerët ë shtetit i filluan dhe i vazhduan bisedimet për çështjet e brendshme te Kosovës, nga te cilat bisedime, Serbia doli e fituar. Veç kësaj, kjo periudhë e solli edhe një Gjykatë Speciale e cila do t’i ndjekë vetëm krimet e pretenduara të UÇK-së por jo edhe krimet dhe gjenocidin serb te kryer në Kosovë, gjatë e para luftës se fundit?! Pse Kuvendi i Kosovës, nuk e merr iniciativën për të plotësuar Ligjin e miratuar kohë më parë, i cili i ka amnistuar krimet serbe në Kosovë? Për ketë çështje, ne Kuvend ka edhe një kërkesë nga Shoqata e familjarëve te Klinës. Ata kërkojnë që Gjykata Speciale duhet t’i ndjekë edhe kriminelët serbë. Kjo iniciativë, do të dëshmonte se diskutimet e sotme te deputetëve në Kuvendin e Kosovës për rastin Haradinaj ishin te sinqerta! Përndryshe, ato diskutime do të mbesin vetëm sa për sy e faqe!

Kontrolloni gjithashtu

zamira.hyseni@uni-pr.edu

Visar Ymeri kritikon Albin Kurtin për kontroll mbi mendimin qytetar dhe mungesë të interesit për nevojat reale

Analisti politik Visar Ymeri ka drejtuar kritika të ashpra ndaj kryeministrit Albin Kurti, duke e …