leoni

William Walker

William Walker 15 janarin e vitit 1999 në Reçak e kujton me emocione të veçanta

Ish-ambasadori i OSBE-së në Kosovë, miku i madh i Reçakut dhe i tërë Kosovës, William Walker, 15 janarin e vitit 1999 e kujton me emocione të veçanta. Ai ka vlerësuar se sikur të kishte kurajo personale, nuk do të ishim këtu. “Nuk duhet shumë guxim për ta thënë të vërtetën. E tëra që kam bërë unë , ka thënë atë që kam parë. Besoj se Masakra e Reçakut, dhe mendimi im për të ka bërë që të vijë Konferenca e Rambujesë dhe të NATO të bombardojë Serbinë”, ka thënë ai për RTK-në. Ai ka përmendur edhe vrasjen e serbëve në kafiterinë Panda në Pejë, ku 6 të rinj serbë u vranë. Ai ka shpjeguar se autoritete serbe, asokohe  kishin kërkuar nga ai të pranonte se  ka qenë hakmarrje nga ana e UÇK-së. Ata më thanë se duhet të denoncoja UÇK-në, por un u thashë se nuk ka dëshmi. Po të isha i bindur do të denoncoja”, ka thënë, Voker.

Kontrolloni gjithashtu

zamira.hyseni@uni-pr.edu

Visar Ymeri kritikon Albin Kurtin për kontroll mbi mendimin qytetar dhe mungesë të interesit për nevojat reale

Analisti politik Visar Ymeri ka drejtuar kritika të ashpra ndaj kryeministrit Albin Kurti, duke e …