Një delegacion i Lëvizjes Vetëvendosje po qëndron për një vizitë zyrtare në Mbretërinë e Bashkuar, me qëllim për t’u takuar me mërgatën shqiptare, partitë politike britanike, dhe organizata shqiptare dhe ndërkombëtare. Delegacioni udhëhiqet nga kryetari i Visar Ymeri e në të bëjnë pjesë Glauk Konjufca, kryetar i grupit parlamentar, Fisnik Ismaili, deputet dhe Fitore Pacolli, drejtuese e Komitetit për Marrëdhënie me Jashtë. Në ditën e parë të vizitës delegacioni është takuar me përfaqësues të lartë të Partisë Laburiste Britanike si baronesha Janet Royall, me ndërlidhësen e Marrëdhënieve me Jashtë Znj. Jo Greening dhe me menaxheren e Projekteve Ndërkombëtare Nabila Sattar. Delegacioni do të vazhdojë vizitën me takime me përfaqësues të Partisë laburiste, me Ministrinë e Punëve Jashtme Britanike, me gazetarë si dhe në takime dhe një tubim me mërgatën shqiptare.
Kontrolloni gjithashtu
Formacioni politik, Lista për Familjen, që u zyrtarizua muaj më parë, pretendohet se është përçarë
Formacioni politik, Lista për Familjen, që u zyrtarizua muaj më parë, pretendohet se është përçarë. Behgjet …