Protesta per Ramushin

Në shumë qytete të Kosovës, Maqedonisë e Shqipërisë u protestua për lirimin e Ramush Haradinajt

Sot në shumë qytete të Kosovës, Maqedonisë e Shqipërisë  janë mbajtur  protesta gjithë popullore me kërkesë  për lirimin e ish kryeministrit dhe kryetarit  të AAK-së, Ramush Haradinaj, i cili është arrestuar nga policia franceze javën e shkuar, në bazë të një urdhër arresti të Serbisë të kohës së Milosheviqit. Protesta me moton, “Kundër fyerjes dhe padrejtësisë” u mbajtën në Prizren, Gjilan, Pejë, Mitrovicë, Gjakovë dhe në Ferizaj.  Shumë qytetarë të Gjakovës dhe Rahovecit janë bashkuar marshit protestues për Ramush Haradinajn. Para Ambasadës së Francës në Shkup u mbajt  një protestë, kundër arrestimit të Ramush Haradinajt. Edhe Lëvizja për Shqipëri të Bashkuar, sot mbajti protestë paqësore në Tiranë, përball Ambasadës franceze, me qëllim për të kundërshtuar ndalimin e gjeneralit të UÇK-së, Ramush Haradinaj nga autoritetet franceze pas një urdhër-arresti të lëshuar nga Serbia në vitin 2004.

Kontrolloni gjithashtu

Lutfi Haziri akuzon qeverinë për keqpërdorim të aseteve të shtetit për fushatë

Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, ka  akuzuar Qeverisë së Albin Kurtit për keqpërdorim të aseteve shtetërore …