Gazeta beogradase “Danas”, shkruan se kryetari i Kosovës, Hashim Thaçi është lideri i parë ballkanik që ka vendosur kontakte me administratën e kryetarit, Donald Trump. Ai pati takime me liderët republikanë: Bob Dole dhe James Demint. Këto burime pohojnë se është veçanërisht i rëndësishëm takimi me senatorin Bob Dole, njeri i afërt me kryetarin e ri amerikan. Gjatë qëndrimit në Uashington, Thaçi, i cili nga e hëna deri të enjten është në një vizitë zyrtare në Amerikë do të takohet me zëvendëspresidentin amerikan, Joe Biden, në Shtëpinë e Bardhë”, ndërkohë janë konfirmuar edhe takimet e tij me senatorë republikanë me ndikim, siç është Bob Corker, kryesues i Komitetit për Marrëdhënie me Jashtë në Senatin amerikan, senatoret nga Iova, Joni Ernst, të cilët konsiderohen shumë të afërt me administratën e Trumpit, si dhe diskutime me liderë republikanë dhe demokratë në Kongres.
Kontrolloni gjithashtu
Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili reagoi kundër kallëzimit penal të ministrit Faton Peci
Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili, ka reaguar ndaj kallëzimit penal të paraqitur nga ministri i …