Përmes një shkrese dërguar Ministrisë së Drejtësisë të Francës, Shoqatat shqiptare në Skandinavi, kanë kërkuar nga kjo ministri lirimin e menjëhershëm nga arresti të Ramush Haradinajt, i cili po mbahet që nga data 4 janar në bazë të një fletë-arresti nga interpoli i Serbisë, të datuar nga viti 2004. Haradinaj për popullin shqiptar konsiderohet hero. Ai që nga periudha e luftës së fundit në Kosovë e deri ne ditët e sotme po akuzohet padrejtësisht. Kërkesën e nënshkruan më shumë se 13.000 anëtarë të shoqatave kulturore e sportive nga shqiptarë të cilët jetojnë në Suedi.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …