AAK është e befasuar me vendimin e sotëm të autoriteteve gjyqësore franceze, që ish kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, të lirohet me kusht dhe të mos kthehet në Kosovë. “Ne konsiderojmë se vendimi që ai të lirohet nga paraburgimi, por jo edhe t’i lejohet kthimi në atdhe, nuk është drejtësi e plotë. Ne apelojmë tek organet e drejtësisë në Francë që të përshpejtojnë procedurat dhe t’i japin fund çfarëdo mase kundër Ramush Haradinajt, meqë ai i ka spastruar të gjitha pretendimet për krime lufte në procesin gjyqësor në Tribunalin Ndërkombëtar për Krime Lufte, në Ish-Jugosllavi, Njëkohësisht AAK e kupton mospajtimin e miliona mbështetësve në këtë proces, dhe u bën thirrje të gjithë atyre, që mbështetja të vazhdojë të jetë civilizuese dhe e dinjitetshme, siç e meriton, Ramush Haradinaj. Ne jemi të bindur se mbajtja në arrest shtëpiak në Francë dhe procesi kundër tij, i iniciuar me fletarrest politik të Serbisë, shumë shpejt do të marrë epilog pozitiv, thuhet në reagimin e AAK-së.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …