Gjendja e rrugëve në Suharekë është mirë edhe përkundër reshjeve të borës

“Gjendja e rrugëve në Komunën e Suharekës është e mirë edhe përkundër reshjeve të borës që ishin mjaft të shpeshta. Ato janë të hapura dhe të kalueshme në të gjitha mjediset e territorit të komunës së Suharekës”, u tha të enjten në takimin e rregullt javor të koordinimit lokal të sigurisë në Suharekë. Kryesuesi i takimit, z.Rexhep Kuçi, nënkryetar i Komunës së Suharekës, ka thënë se një pjesë e ekzekutivit së bashku me mua në njërën anë dhe kryetari Asllanaj, me pronarin e kompanisë së kontraktuar në anën tjetër kemi vizituar viset e thella malore për të parë gjendjen e rrugëve. Ai më pas ka fol për ngjarjet që janë zhvilluar gjatë dy javëve në Komunën e Suharekës. Ndërsa, komandanti i stacionit policor në Suharekë, kapiten Milazim Lumi, ka raportuar për ngjarjet që kanë ndodhur si: 9 aksidente në komunikacion, 4 raste të vjedhjeve, 1 falsifikim i parasë, 1 lëndim trupor, 1 dëmtim i pasurisë dhe 1 kërcënim.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …