Duke folur për qasjen politike të Kosovës ndaj Serbisë, lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka thënë se Kosova duhet ta merr modelin e Kroacisë në raport me Serbinë. Ai ka shtuar më tutje se Kroacia është një vend anëtarë i Bashkimit Evropian, anëtar NATO me orientim euroatlantik, por ka pasur guximin e vet me zbatuar reciprocitetin me Serbinë. Këtë gjuhë e ka kuptuar shumë mirë Serbia, pra gjuhë e reciprocitetit. Serbia do ta keqpërdor inferioritetin e Prishtinës zyrtare, pra qeverisë sonë, institucioneve tona. Dhe nëse vazhdojmë me qenë kështu inferior, Kosova do të jetë dobët në gjithë rajonin rajon, ka theksuar lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj.
Kontrolloni gjithashtu
Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, nuk iu beson shifrave të kryeministrit Kurti për Buxhetin e vitit 2025
Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, nuk iu beson shifrave të kryeministrit Kurti për …