Thaçi: S’ka as ndarje të Kosovës e as Republikë Serbe brenda saj

Thaçi: Ka një politikë zyrtare të SHBA-ve në raport me Kosovën

Duke folur për ndikimin që mund të ketë në qasjen e politikës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës ardhja në krye të këtij vendi e presidentit Donald Tramp, kryetari Hashim Thaçi ka thënë se qasja e Uashingtonit zyrtar në raport me Kosovën është politikë zyrtare dhe nuk ndryshon nga partitë politike që vijnë në Shtëpinë e Bardhë. Unë pres që edhe administrata e re e presidentit të ri Trump të mbështesë Kosovën. Këto ditë kam patur kënaqësinë që të vë kontaktet e para me njerëzit e ri që mund të jenë në Departamentin e Shtetit, gjithashtu edhe në Departamentin e Mbrojtjes por edhe në departamentet e sigurisë që do të merren drejtpërdrejt me çështjet e Evropës, gjithashtu të Kosovës dhe të Ballkanit perendimor. Nuk mund të them se do të ketë vëmendje sikurse ka qenë më herët dhe është mirë pasi Kosova nuk është ndonjë vend i krizës, por jam i bindur se Shtetet e Bashkuara të Amerikës, administrata e re e presidentit Trump do ta mbështesin Kosovën në rrugën e saj për themelimin e ushtrisë së Kosovës, për futjen në partneritetin për paqe, dhe prespektivë të sigurtë për NATO. Kosova ka qënë, është dhe do të mbetet partneri më i besueshëm dhe falenderues i përjetshëm i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për këtë mbështetje, i ka deklaruar në mes tjerash Zërit të Amerikës kryetari, Hashim Thaçi.

Kontrolloni gjithashtu

Gjeneral, Bashkim Jashari, takohet me Shefen e Mbrojtjes së Forcave të Armatosura të Kanadasë, Gjeneral Carignan

Gjeneral, Bashkim Jashari, takohet me Shefen e Mbrojtjes së Forcave të Armatosura të Kanadasë, Gjeneral Carignan

Gjatë vizitës zyrtare në Kanada, Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, …