Gjatë qëndrimit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, kryetari Hashim Thaçi është takuar me kongresistin Mike Turner i cili është kryesues i Asamblesë parlamentare të NATO-s. Kryetari Thaçi ka njoftuar nëpërmjet adresës elektronike facebook se gjatë bisedës së zhvilluar e ka njoftuar kongresistin Mike Turner njoftova për reformat e bëra në Kosovë, për nevojën e themelimit të ushtrisë së Kosovës dhe për domosdoshmërinë që Kosova të bëhet pjesë e programit të Partneritetit për Paqe të NATO-s. Në këtë drejtim, kongresisti Turner më siguroi se SHBA-ja mbetet e përkushtuar që ta mbështes Kosovën dhe rajonin për konsolidimin e paqes dhe rritjen e bashkëpunimit rajonal, ka shkruar kryetari, Hashim Thaçi.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …