BDI

BDI: Përdorimi i gjuhës shqipe të bëhet në përputhje me Marrëveshjen e Ohrit dhe Kushtetutën

Përdorimi i gjuhës shqipe në përputhje me Marrëveshjen e Ohrit dhe Kushtetutën, të barabartë me gjuhën maqedonase, e bënë shoqërinë më të fortë, më të bashkuar dhe më të qëndrueshme duke përmbyllur në këtë mënyrë obligimet normative nga Marrëveshja Paqësore e Ohrit.  Sundimi i së drejtës në vend është obligim i të gjitha partive politike dhe paraqet parakusht për vijim të rrugës EuroAtlantike.  Reformimi i sistemit gjyqësor, transparenca dhe rishqyrtimi i proceseve të kontestuara gjyqësore janë detyrim i domosdoshëm për ta rikthyer besimin e qytetarëve në sistem.   Qysh nga fillimi i krizës politike në vend, Bashkimi Demokratik për Integrim ka insistuar në përmbyllje transparente të procesit nëpërmjet të zbardhjes së tërësishme të skandalit të përgjimeve dhe bartjes së përgjegjësisë.  BDI mbetet e përkushtuar për një shoqëri kohezive, të barabartë dhe të integruar në komunitetin euroatlantik dhe fton palët që mе përgjegjësi historike ti qasen proceseve mе të cilat po ballafaqohet vendi dhe rajoni duke vlerësuar në mënyrë racionale dhe jo të nxitur nga emocionet.

Kontrolloni gjithashtu

Nisma Socialdemokrate

Nisma Socialdemokrate nesër, ditë e diel, mbanë Konventën dhe bën prezantimin e programit e kandidatëve për deputetë

Nisma Socialdemokrate ka njoftuar për aktivitetin partiak në mbajtjen e Konventës për prezantimin e programit …