Në 18-vjetorin e Masakrës së Reçakut mbahen aktivitete tematike, përkujtimore e kulturore

Në 18-vjetorin e Masakrës së Reçakut mbahen aktivitete tematike, përkujtimore e kulturore

Nën përkujdesjen e kryetarit të Kosovës, Hashim  Thaçi mbahet manifestimi, “Ditët Përkujtimore të Masakrës së Reçakut”.  Sot, në Reçak duke filluar në orën 11.00 zbulohet shtatorja e mikut të Reçakut dhe krejt Kosovës, ish-ambasadorit amerikan, William Wolker. Në orën 12.00 në Qendrën e Kulturës, në Shtimes shfaqet filmi dokumentar, “Saga e Reçakut”. Më 15 janar duke filluar në orën 9.00 bëhen homazhe për dëshmorët e martirët në Kompleksin Përkujtimor të Reçakut.  Në orën 12.00 në Qendrën e Kulturës, në Shtime mbahet Akademia Përkujtimore.

Sot në Lypjan, zbulohet  busti i dëshmorit, Ismail Luma

Sot në “Shkollën fillore të mesme të ulët”,  në Lypjan, zbulohet  busti i dëshmorit, Ismail Luma. Aktivitetet përkujtimore fillojnë  në orën 12.00, ndërsa  në orën 13.oo bustin e dëshmorit  pritet ta zbulojë kryetari i Kosovës, Hashim Thaçi.  Ismail Luma,  i njohur me emrin e luftës, “Altini”, ishte dëshmori i parë u UÇK-së, i rënë më 15 janar të vitit 1999, në Reçak.

Kontrolloni gjithashtu

Blerta Deliu-Kodra

Blerta Deliu- Kodra: Kryetarja Vjosa Osmani e ka zbehur shumë pozitën e Presidencës

Deputetja nga Radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Blerta Deliu Kodra ka vlerësuar se kryetarja …