(Intervistë e kryesuesit të Misionit, verifikues Ndërkombëtar të OSB-së, gjatë luftës në Kosovës, z William Walker, dhënë TV-Diellit.)
Përshëndetje nga TV-Diellit, z Voker. Deklarata Juaj për medie se Masakra e Reçakut, dhe mendimi Juaj për të ka bërë që të mbahet Konferenca e Rambujesë dhe NATO të bombardojë Serbinë është më e saktë. A mund të na thoni se cilët ishin autoritetet në Reçak e më gjerë, të cilët iu dhanë informatat e para se atje serbët kishin kryer një masakër me përmasa fatale?
Përgjigja është paksa interesante, sepse njoftimi i parë që e patëm për një ngjarje në Reçak, erdhi te ne, te Misioni i Verifikimit në Kosovë, nga një djalë i gjeneralit Lonçar, i cili ishte ushtar i Presidentit Milosheviq por se kishte ndërlidhje me Misionin e Verifikimit në Kosovë.
E njihja Gjeneral Lonçarin që nga misioni im në Kroaci ku ishte i përfshirë në anën e serbëve të atij konflikti dhe në mbrëmjen e datës 15 apo në mëngjesin e datës 16, Gjeneral Lonçar e thirri Misionin e Verifikimit në Kosovë dhe i tha kundër palës së tij në këtë mision se ka pasur një betejë ndërmjet UÇK-së apo të terroristëve siç i quante ai, dhe forcave të sigurisë serbe në fshatin e quajtur Reçak dhe në atë betejë një numër bukur i madh i luftëtarëve të UÇK-së u vranë dhe se forcat serbe nuk pësuan dëme në njerëz. Kështu, ishte autoriteti lokal i asaj kohe na tregoi për atë se në Reçak ka pasur një incident. Pasi Misioni i Verifikimit në Kosovë ishte të hetojmë ngjarje të tilla, unë isha jashtë vendit, isha në Mal të Zi, gjatë datës 15-të dhe njëri nga stafi im që ishte Gjeneral kanadez, i dërgoi disa njerëz në fshat dhe ishin disa vështirësi, pasi verifikuesit tanë nuk e patën autorizimin për të shkuar aty, Në atë pikë Gjenerali Mejzenof e ndjeu se ka diçka të dyshimtë për atë ngjarje që Gjenerali Lonçar na kishte dhënë neve.
Kështu, Gjenerali Mejzenof e thirri Shtabin e Përgjithshëm (zyrën qendrore), dhe i sygjeroi ata që ai duhet të shkojë atje dhe të shoh se çfarë ka ndodhur. Unë i mblodha disa nga njerëzit e stafit tim, dhe shpejtë shkuam në Reçak dhe ishte një kolonë shumë e gjatë sepse gazetarët e stafit të Misionit të Verifikimit në Kosovë kishin dëgjuar se diçka ka ndodhur në Reçak, që besoj secili nga ne nuk e kishim idenë se ku ndodhej, dhe më pas e formuam një karvan ku më pas morëm rrugën drejt Reçakut. Në pjesën e brendshme ku rruga për Shtime po mbyllej dhe rruga tjetër të drejtonte për në Reçak, Gjenerali Mejzenof kishte vendosur një lloj posti të komandës, ndaluam dhe ai na njoftoi me atë se çka mund të shohim, dhe siç më tha, ishte shumë e dyshimtë se rrëfimi nga ana e serbëve nuk ishte i vërtetë. Duke e marrë parasysh atë, rrugëtuam drejtë fshatit. Në fshat padyshim kishte njerëz që dëshironin të na tregonin se çfarë ka ndodhur dhe kam folur me një numër të madh të njerëzve. Së pari u përpoqa ta shoh fillimin trupave të njerëzve që lëviznin lartë përrockës, në vende më të larta, dhe trupi i parë qartë ishte një njeri i moshuar, i cili nuk e kishte kokën, koka iu kishte prerë. Sa ecnim, shihnim trupa të tjerë vazhdimisht, dhe gjithnjë na thoshin se ka edhe trupa të tjerë më andej, dhe më në fund erdhëm te një grumbull të njerëzve.
Ishte evidente, menjëherë, se ata nuk ishin ushtarë të UÇK-së, asnjëri nga ta nuk kishte uniformë apo armë, asnjë dëshmi për betejë.
Dhe numër dy ishte pyetja se pse ata u ekzekutuan.
Në vendin ku ishte ai grumbulli i njerëzve, më treguan po ashtu që edhe disa njerëz tjerë janë më tutje. Thashë menjëherë se pash mjaftueshëm dhe u ktheva në fshat, dhe më pas fola me disa dëshmitarë, fshatarë, disa gra, ka qenë edhe një burrë aq sa më kujtohet, mund të ishte një komandues i UÇK-së në atë fshat, por nuk ma kishin thënë emrin e tij. Nga ai dëgjova një përshkrim të asaj se çka kishte ndodhur një natë më parë, se burrat dhe gratë u larguan nga shtëpitë e tyre dhe në ditën tjetër u gjetën të vdekur.
Z, Voker, asokohe kishte dy opinione të kundërta lidhur me Masakrën. Derisa shqiptarët me të drejtë deklaronin se masakrën e kishte kryer policia serbe, autoritetet në Beograd e mohonin kategorikisht se kishin vrarë apo masakruar civilë. Fajin për të gjitha ia hodhën UÇK-s, por edhe Juve personalisht.
Ajo skenë ajo pamje kur mbërritëm atje, në mëngjesin e datës 16-të, lartë në kodra përreth fshatit i shihnim forcat e sigurisë serbe teksa na vëzhgonin me dylbi. Asnjë nga ta nuk erdhi në fshat derisa unë isha aty përderisa rasti zhvillohej dhe unë e mbaja fjalimin para shtypit, duke thënë atë që e kisha parë dhe atë që kishte ndodhur. Ju e dini që autoritetet lokale çdo ditë e ndryshojnë rrëfimin e tyre të asaj se çfarë ka ndodhur, përfshirë këtu edhe atë versionin se gjoja ambasadori Walker kishte ardhur aty gjatë mbrëmjes dhe se kishte ndërruar ushtarët e UÇK-së në rroba civile. Ishte edhe një rrëfim tjetër i çuditshëm. Kujtoj se një apo dy ditë pas atij incidenti, e kam thirrur gjeneralin Lonçar në zyrën time, dhe ai erdhi së bashku me kryetarin e Policisë Lokale, dhe ata natyrisht ishin të zemëruar që unë këtë ngjarje e kam quajtur krim kundër njerëzimit. Ju thash atyre që më mirë të kenë kujdes, sepse mund të përfundojnë në Hagë. Për gjeneralin Lonçar, nuk e di çfarë ndodhi me të, ai sikur u zhduk, por Nikolla Shainoviq, përfundoi në Hagë. Kam kaluar dy ditë në Hagë për të dëshmuar kundër Slobodan Milosheviqit, dhe shumica e dëshmisë kishte të bënte me Reçakun, me Milosheviqin që vazhdonte të insistonte se unë isha gënjeshtar, se unë nuk kam parë asgjë nga ato që i kisha thënë, por deri atëherë, shtypi i botës ishte atje, madje duke gjetur edhe shumë masakra të tjera.
Jam i gëzuar që po bëni dokumentar për Reçakun, sepse solli vëmendje botërore shumë të madhe se çfarë po ndodh këtu, dhe ajo e solli edhe Rambujenë, dhe fushatën e bombardimeve të NATO-s, por mendoj se nëse zotëri Milosheviqi do të ishte pak më i zgjuar, (pasi vdiq nga një sulm), do të ishte në fuqi edhe për shumë kohë të gjatë.