Kryetari i Nismës për Kosovën, Fatmir Limaj ka bërë homazhe në Reçak, ku ka deklaruar se dëshmia më e mirë se cili ishte plani i shtetit serb për shqiptarët është Reçaku. Ai ka shkruar se plani serb ishte për shfarosje, shkatërrim të dinjitetit dhe largimin e njerëzve nga vendi ynë. Postimi i plotë i Limajt: Sot isha për vizitë në Reçak, ku sot bëhen 18 vite nga Epopeja e Reçakut, bëhen 18 vite që kur edhe sytë e botës u tmerruan nga ngjarja që tronditi opinionin, ku më 1999 në Reçak ndodhi krim i tmerrshëm kundër njerëzimit. Sot është një ditë e veçantë për të gjithë familjaret e dëshmorëve të Reçakut dhe për gjithë Kosovën, 18 vite më parë fati i qytetarëve të Kosovës ishte në udhëkryq. Dëshmia më e mirë se cili ishte plani i shtetit serb për shqiptarët është Reçaku, ishte plani për shfarosje, shkatërrim të dinjitetit dhe largimin e njerëzve nga vendi ynë. Duke ju falënderuar zërit humanitar, njerëzor, diplomatik dhe demokratik nga i nderuari Ambasadori Voker dhe angazhimin e shumë ushtarëve dhe qytetarëve të komunës së Shtimes dhe fshatit Reçak, fatet e Kosovës ndryshuan duke filluar bota ta sheh dhe mirret shumë seriozisht me regjimin e Millosheviqit, dhe çdo gjë që ka ardhur pas kësaj dhe në shërbim të mirë për Kosovën, ka ardhur duke ju përkulur dhe falënderuar gjakut të këtyre njerëzve. Angazhimi ynë për ndërtimin e mirëfilltë të shtetit tonë, çdo herë duhet të bëhet mbi bazën e idealëve të të rënëve për lirinë e këtij vendi. Është një moment i veçantë, ku të gjithë ne duhet të përkujtojmë dhe të jetojmë me këtë përkujtim të lartë. Lavdi!
Kontrolloni gjithashtu
Kryeministri, Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ai është në krye të Qeverisë
Sllovakia, është njëra nga 5 shtetet e Bashkimit Evropian që nuk e ka njohur Kosovën, dhe …