Ministri i Punëve të Brendshme, Saimir Tahiri ka reaguar pas një artikulli të së përditshmes italiane “La Repubblica” të Barit, me titull “Terrorizmi, flamujt e ISIS-it në fshatrat e Shqipërisë. Fuçi baruti për Puljan”. Përmes një letre drejtuar pikërisht Drejtorit përgjegjës, Ezio Mauro, ministri kërkon “përgënjeshtrim dhe që artikuj të tillë të mos publikohen pa kërkuar informacion zyrtar të autoriteteve të shtetit shqiptar. Sidomos kur dezinformimi nxit mosbesimin mes partnerëve në luftën e përbashkët kundër terrorizmit dhe ekstremizmit të dhunshëm”. Tahiri tërheq vëmendjen për artikullin, i cili njëkohësisht shpreh shqetësim të kuptueshëm dhe të mirëkuptuar ndaj një rreziku të përbashkët si terrorizmi, por jep gjithashtu një lajm spekulativ, bazuar në të pavërteta flagrante, deformime dhe akoma më keq, gënjeshtra, pa verifikuar burimet e informacionit.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …