Përpjekja për të futur ilegalisht një tren nga Serbia në Kosovë, është incident politiko-propagandues, thotë drejtori i Forumit për Marrëdhënie Etnike, Dushan Janjiq. Treni ishte i pazakontë si edhe deklaratat e Marko Gjuriq, që ka thënë se po dërgojmë mesazh me “vlera kulturore”. Analisti serb e çmon vendimin e kryeministrit serb, Aleksandar Vuçiq, që të ndalet e të kthehet treni prapa në Beograd. “Provokimi do t’i jepte alibi Prishtinës ta dërgonte ROSU-në në kufi, që do të ishte me rrezik dhe e dëmshme për Serbinë. Rreth Kosovës po bëhen lojëra serioze gjeopolitike dhe të sigurisë. “Në ato lojëra po merr pjesë Beograd dhe Prishtina. Po, edhe SHBA e BE që janë në anën e Kosovës dhe Rusia në anën e Serbisë, ka thënë ai.
Kontrolloni gjithashtu
Kryeministri, Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ai është në krye të Qeverisë
Sllovakia, është njëra nga 5 shtetet e Bashkimit Evropian që nuk e ka njohur Kosovën, dhe …