Ish-shefi i OSBE-së në vendin tonë gjatë kohës luftës, Wiliam Walker, gjatë qëndrimit ë tij në Kosovë është takuar edhe me drejtuesit e Nismës për Kosovën, kryetarin Fatmir Limaj dhe kryetarin e Këshillit Kombëtar të kësaj partie, z. Jakup Krasniqi. Takimin e Walkerit me drejtuesit e Nismës e ka publikuar në profilin e tij, Fatmir Limaj., i cili thotë se e ambasadorin Walker diskutuam për zhvillimet e fundit politike në Kosovë dhe për problemet me të cilat po ballafaqohet Kosova. I shprehëm mirënjohje ambasadorit Walker për rolin e tij në të gjitha fazat e zhvillimeve në Kosovë, e posaçërisht për kohën kur ai ishte vënë në anën e së drejtës, duke mbrojtur viktimat e pafajshme të Reçakut në janarin e vitit 1999 dhe duke i klasifikuar sulmin kundër tyre, si krim kundër njerëzimit. Ambasadori Walker me deklaratën e tij pati kthyer fuqishëm vëmendjen e opinionit ndërkombëtar për krimet që po bëheshin në Kosovë.
Kontrolloni gjithashtu
Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili reagoi kundër kallëzimit penal të ministrit Faton Peci
Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili, ka reaguar ndaj kallëzimit penal të paraqitur nga ministri i …