FSK

Mundësitë e intervenimit të FSK- së lidhur me situatën e fundit në Kosovë

Gjenerali i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Imri Ilazi, ka folur për situatën e fundit të krijuar në raport me Serbinë dhe situatën e sigurisë në përgjithësi. I pyetur se a ka kapacitete FSK-ja që të përfshihet në mbrojtje të vendit, ai ka thënë se “FSK-ja në rrethana të caktuar duhet të jetë në shërbim të qytetarëve”. Gjenerali tha se qëllimi kryesor i Serbisë me veprimet e fundit është destabilizimi i gjendjes në rajon e Kosovë.  Ilazi më tej është shprehur se FSK-ja ka armë të lehta dhe janë të gatshëm për çdo sfidë, por ka pohuar se për momentin nuk është në mandatin e tyre, çfarë normalisht ka për detyrë një ushtri e mirëfilltët. Gjenerali tha se qëllimi kryesor i Serbisë me veprimet e fundit është destabilizimi i gjendjes në rajon e Kosovë.

Kontrolloni gjithashtu

zamira.hyseni@uni-pr.edu

Visar Ymeri kritikon Albin Kurtin për kontroll mbi mendimin qytetar dhe mungesë të interesit për nevojat reale

Analisti politik Visar Ymeri ka drejtuar kritika të ashpra ndaj kryeministrit Albin Kurti, duke e …