Kuvendi i Palluzhës punimet i ka zhvilluar më 16 janar 1945 në Kulllën e trekatëshe të Shaban Palluzhës. Në prag të mbajtjes së Kuvendit të Palluzhës, Bedri Gjinaj, kishte shprehë dyshimin e tij për mos realizimin e marrëveshjes së Skenderajt me Shtabin Operativ për Kosovë e Metohi. Bedri Gjinaj pasi shprehu dyshimin se Shtabi Operativ për Kosovë e Metohi nuk do ta respektojë marrëveshjen dhe se është i gatshëm në rast të na tradhtojë, ai insistoi nevojën e përcjelljes me kujdes se a po realizohen obligimet e përcaktuara sidomos për faktin që “ kurrsesi nuk duhet të ngutemi e të largohemi nga Kosova, për çka po insiston me çdo kusht Shtabi operativ. Ne duhet të përqendrohemi këtu, në Drenicë, ta zgjerojmë veprimtarinë tonë të drejtë dhe ta koordinojmë punën në kuadër të bllokut antifashist dhe antikomunist”. Ai në vazhdim shprehi dyshimin edhe në ushtarët e Shtabit Operativ të inkuadruar në kuadër të Brigadës së Drenicës, sepse ata mund të jenë të rrezikshëm, andaj edhe duhet përcjellë në çdo hap.
Pas shumë konsultimeve në mes të krerëve të Brigadës në krye me Shaban Palluzhën unanimisht në mënyrë decidive hodhi poshtë vendimin e Shtabit Operativ për Kosovë e Metohi, sipas të cilit Brigada e Drenicës duhet ti bashkohej Brigadës VII Kosovare të Shaban Haxhisë posa të arrijë në Podujevë. Mandej shtabi mori vendim që Brigada e Drenicës të marshojë në drejtim të Podujevës me një tempo të ngadalshme, në mënyrë që të fitohet në kohë. Ndërsa të nesërmen deri sa po bëhen përgatitjet për mbledhjen tjetër të Shtabit , aty erdhi Rifat Kotorri , me kërkesë që duke filluar prej këtij momenti do të jetë në disponim të Shtabit të Brigadës së Drenicës. Pastaj ai e infromoi Shaban Palluzhën për të gjitha ngjarjet që po ndodhin në Kosovë, arrestimet, burgosjet dhe vrasjet.
Kuvendi i Palluzhës veçohet nga Kuvendet e mëparshme se ishte mjaft masiv Në kuvend merrnin pjesë edhe komandantët e e batalioneve të Brigadës së Drenicës.
Kuvendin e hapi delegati më i vjetër i atij kuvendi, Shaban Palluzha, i cili në fillim, pasi përshëndeti delegatët, i ftoi të pranishmit që më një minut heshtje tu bëjnë nderime të rënë në betejat e zhvilluara ne Ferizaj dhe Gjilan. Dhe në viset tjera.
Për situatën politike-ushtarake në Kosovë dhe më gjerë të pranishmit i njoftoi Gani Spahiu. Ndërsa Miftar Bajraktari bëri një veshtrim analitik nevojës dhe mënyrës së organizimit të mbrendshëm, i cili do ti përgjigjet rrethanave të krijuara në Shqipëri, Kosovë dhe viset tjera etnike shqiptare.
Pas aprovimit të raportit dhe diskutimeve të shumta, të paraqitura në kuvend, Kuvendi Kombëtar i Palluzhës në mes tjerash mori vendim:
-Brigada e Drenicës avansohet në Lëvizje politike, ushtarake, antifashiste, demokratike , për çlirim dhe bashkim kombtar,
– Komandanti i forcave të armatosura të Brigadës së Drenicës, Shaban Palluzha, gradohet në gradën gjeneralkolonelit dhe avansohet në rangun e Komandantit Suprem të forcave të armatosura ushtarake të Lëvizjes politike, ushtarake , antifashiste, demokratike për çlirim dhe bashkim kombëtar.