Ministri i FSK-së, Haki Demolli, priti sot në takim ambasadorin e Mbretërisë së Suedisë, Henrik Nilsson. Në takimin e përbashkët të ministrit Demolli dhe ambasadorit Nilsson u bisedua për marrëdhëniet e shkëlqyera ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Mbretërisë së Suedisë, me theks te veçantë për bashkëpunimin e mirë ndërmjet Ministrisë për Forcën e Sigurisë së Kosovës dhe Ministrisë së Mbrojtjes të Suedisë. Gjithashtu, në takim u bisedua edhe për ndihmën dhe mbështetjen që ka dhënë dhe po vazhdon të japë Mbretëria e Norvegjisë që nga kontributi i saj për sigurinë dhe paqen në Kosovë, pastaj ndihmën dhe mbështetjen e pakursyer në drejtim të ngritjes, zhvillimit dhe fuqizimit të institucioneve të shtetit.
Kontrolloni gjithashtu
Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, po akuzohet për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit
Urdhër-arresti i Gjykatës Ndërkombëtare Penale ndaj Kryeministrit izraelit, Benjamin Netanyahu, që shënon herën e parë …