Zhvillimet e fundit në Kosovë, nga arrestimi i Ramush Haradinajt dy javë më parë në Francë e deri tek incidentet që provokoi treni serb me mbishkrimin “Kosova është Serbi” ishin pjesë e debateve të sotme në Komisionin e Jashtëm parlamentar në Kuvendin e Shqipërisë. Kryetarja e komisionit, Arta Dade tha se me qëllim të diskutimit për situatën në Kosovë, do të zhvillohet një seancë e posaçme në Kuvendin e Shqipërisë. Pjesë e debateve të sotme ishin të gjitha zhvillimet e fundit në Kosovë, që nga arrestimi i Ramush Haradinaj dy javë më parë në Francë e deri tek incidentet që provokoi treni serb me mbishkrimin “Kosova është Serbi”. Arta Dade tha se po e ndjekim me shumë shqetësim situatën në Kosovë dhe lidhur me këtë do të zhvillojmë një seancë të posaçme ku i ftuar do te jetë ambasadori shqiptar në Kosovë, Qemal Minxhozi. Në fund ajo theksoi se këto ngjarje janë shqetësuese dhe të dëmshme për stabilitetin në rajon.
Kontrolloni gjithashtu
Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili reagoi kundër kallëzimit penal të ministrit Faton Peci
Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili, ka reaguar ndaj kallëzimit penal të paraqitur nga ministri i …