Me rastin e 72-vjetorit të krimeve serbo-komuniste në Pazarin e Ri të Sanxhakut, dhe ekzekutimit të Aqif Blytës dhe Ahmet Dacit, dhe rreth 2000 qytetarëve tjerë të pafajshëm, në Haxhet – sot lagje e banuar e Pazarit të Ri, organizata joqeveritare “Kosova për Sanxhakun”, nën përkujdesjen e kryetarit të komunës së Gjilanit z. Lutfi Haziri, organizon konferencë shkencore më temën:“72-vjetori i ekzekutimit të Aqif Blytës dhe Ahmet Dacit – Masakra në Haxhet të Pazarit të Ri.” Konferenca shkencore do të mbahet më 21 janar 2017 (e shtune), në Institutin Albanologjik të Prishtinës, me hapjen e saj në ora 11:00. Në konferencë me kumtesat e tyre do të paraqiten historianë, politikologë, publicistë të ndryshëm nga Kosova, Shqipëria dhe Sanxhaku.
Kontrolloni gjithashtu
Kryeministri, Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ai është në krye të Qeverisë
Sllovakia, është njëra nga 5 shtetet e Bashkimit Evropian që nuk e ka njohur Kosovën, dhe …