leoni

Mehmet Bislimi

Mehmet Bislimi: Kush e ndali trenin ma i pari?!…

Në këtë kakofoni të çakorduar zërash, që gërvishtin deri në monotoni cipën e trurit tonë, madje në këtë janar të acartë, sa nuk e shqyen kraharorin në rrahagjokseje se kush ish ai burrë “që e ndali treni i pari?!”, sa nuk u ndanë edhe medalje e dekorata nderi, deri tek një pikë kritike, që mund të shtrohet si pikëpjekje e dy qëndrimeve të kundërtave, që analistët tanë e kanë për merak ta thonë: Target!

Po shtrojmë disa pyetje që i kemi të qarta, por që nuk duam t’i pranojmë: Se pari, treni u nis nga Beogradi në drejtim të Prishtinës për të provokuar dhe jo anasjelltas, Prishtinë-Beograd. Treni erdhi deri në Rashkë. I pari që u dëgjua në mediet tona ishte Presidenti i vendit z. Hashim Thaçi i cili tha qartë dhe prerë: “Treni nuk do të kalojë!”. Dakord, ishte detyrë dhe obligim i kreut të shtetit për të mbrojtur sovranitetin e vendit. Tani, dëgjohen me dhjetëra zëra të çakorduar se jo ai, po unë e dhashë urdhrin, se ai nuk kishte të drejt, nuk ai kishte kompetenca mbi policinë, se e bëri për mendjemadhësi, se e bëri për t’u imponuar, se e bëri për të qenë i pari etj.

Se dyti, po sikur zoti Thaçi të heshtte, dhe mos të jepte një urdhër i tillë, apo të thoshte të kundërtën:

“Lus qytetarët e Kosovës mos u provokoni!”, treni do të kalojë dhe do të kthehet prapa, ju rrini të qetë sa të bëj qejfin e vet Serbia me trenin e saj dhe kaq!, shtrohet pyetja: çka do të thoshim ne shqiptarët për një qëndrim të tillë të Presidentit të vendit: “Se ky është tradhtar, shitës i interesave të vendit, i shitur tek Rusia e Serbia!”… dhe natyrisht do të kërkonim dorëheqjen e tij të menjëhershme! Tani, ndodhur mes tradhtisë, apo thënë më butë  inercionit dhe veprimit të guximshëm, që e ka edhe obligim, unë jam për këtë të dytin veprim të zotit Thaçi- e tha i pari, keq mirë, e tha, i takonte ta thoshte, e kishte obligim ta thoshte dhe kreu detyrën e vet.

Erdhi koha të na shkelin me tren, në mos është kohë e fundit që të rrokullisim trenin! ashtu siç i rrokulliste dikur Vetëvendosja maunat e tëra me mall kontrabandë që futej nga Serbia në Kosovë për të pasuruar sot zv. Kryeministrin Kelmendi dhe sojsorollopin e tij?! Atë botë e shanim ne Vetëvendosjes , por e keqja i ka rrënjët thelle:

Në Bruksel, koalicion qeverisës aktual PDK dhe LDK, i kanë bërë këto koncesione Serbisë, mbi urën, mbi murin, mbi trenat, mbi prefiksin e telefonisë etj., gjëra me të cilat duhet të ballafaqohemi duam s’duam, dhe kjo nuk është meritë, është fatura që koalicioni që neve do të na kushtojë shumë.

Provokimet nga Serbia nuk do të kenë të ndalur. Ata së pari, vunë, apo detyruan forca paqeruajtëse që të vendosën në Urën e Ibrit Ilir, dhe jo në Leposaviq. Pastaj filloj loja me topa, si; ndalimi i kalimit mbi urë për në veri të vendit, duke na detyruar të ngrehim ura tjera alternative, bënë natën parku mbi urë, bënë murin tek ura, treni e çka jo. ata krijuan Theatro të çastit nga dita në ditë, duke e detyruar madje edhe Brukselin që të shikojnë këto pjesë Theatri pa buletë- falës, ngase buleta na faturohet neve!, madje atë që Serbia e ndërton natën, bie fjala si parkun mbi urë, Brukseli e shtron mbi tavolinë ditën për ta biseduar!!!

Tani kush do të jap urdhrin për rrënimi e muri ndarës tek ura e Mitrovicës?

A është në kompetencë të Presidentit që të epet ky urdhër?

A është tradhti e Presidentit, nëse ky urdhër nuk epet?

Apo është “mençuri”, që ai të thotë: rrini qetë se muri është aty, në tokën tonë, është i yni!!!

Interesant, kjo demokraci me ligjet e saja çka nuk mbanë. Sa po lexova:”Andres Brevik, vrasësi i më se 75 njerëzve, madje në mesin e tyre edhe adoleshent, thotë se Norvegjia po shkel të drejtat e tij!”. A thua këta që vrau ky dhe familjet e të vrarëve çka duhet të thonë me këtë rast!? Po, Serbia vrau dhe masakroi rreth 13 mijë shqiptarë në Kosovë, gra, pleq, fëmijë… dhe atakon edhe sot Kosovën, madje botës i servon pjesë Theatri se shqiptarët po na sulmojnë dhe ne Serbet, duhet të mbrohemi! zoti i madhe e toka trashë! po, ne merremi me atë se: “Kush e ndali trenin i pari?!”…

Hashim miku, nëse jap urdhër për rrënimin e murit, do të përgjigjesh për gjakderdhje dhe për rastin që ia jap Serbisë për t’u futet në Kosovë! Nëse nuk jap urdhër për rrënimin e këtij muri, mbetesh tradhtar, mbetesh i pa dinjitetshëm dhe duhet dhënë dorëheqje të menjëhershme prej të gjitha funksioneve! Tani zgjedh miku im, e ke në dorën tënde nëse ka mes kjo punë, kështu e kemi ne, mes tradhtisë dhe atdhetarisë një qime floku!

18.01.2017

Kontrolloni gjithashtu

Dilaver Goxhaj: RKL dhe Kosovapress ishin dhe mbeten Ylli Polar për Luftën Çlirimtare në Kosovë

Dilaver Goxhaj: PËRFUNDIME TË DALA PREJ ANALIZAVE KRITIKE NDAJ LIBRIT “Dosja Amerikane për Shqipërinë Koministe”, me autorë  Bejtullah Destani dhe Visar Zhiti

Bazuar në faktet dhe analizën e luftës 10-vjeçare,  Dhjetor 1944- Dhjetor 1953, midis Forcave të …