Nebih Rexhepi

Nebih Rexhepi: Lojë e rrezikshme politike apo marketing-politik?

Xhorxh Orvelli para çdo krize politike u drejtohej politikanëve me slloganin e njohur:”lufta është paqe”,”liria është skllavëri” dhe “injoranca është drejtësi”.

Jemi në një situatë politike tejet të brishtë dhe labile ku tani më po shihet edhe nga havaja, mjerisht këtë disa nuk po e shohin as nga toka. Kjo vlen posaçërisht për politikanët e demoduar  të Kosovës.  Kjo politikë  lëre që na e ka ulur autoritetin në Evropë por kjo po përhapet shumë shpejtë madje në mbarë Botën. Sepse kibernetika (kyçe në zgjedhjet presidenciale në SHBA) ose më saktë digjitalizimi aq është avansuar sa që për pak minuta lajmi e merr dhenë gjithandej Botës. Edhe keqqeverisja e Republikës së Kosovës mjerisht  ka zënë hapësirë të gjerë në rruzullin tokësorë. Për të gjetur fajtorin nuk është as pakë e vështirë ajo është klasa politike e cila ka devijuar skajshmërisht .

Politika në Serbi ka filluar një fundosje politike si Titaniku në Oqeanin Atlantik (anija kur fillon të fundosët nuk ka forcë që e shpëton deri sa të fundosët tërësisht),dhe tani ka filluar të notoi  me anije nacionaliste, një fundosje e tillë politike në Kosovë ka filluar ka herë. Kuptohet  këta politikanë kur fillojnë të  fundosën atëherë iu bie ndër mend se duhet ndërmarrë diç për të shpëtuar  veten, janë në gjendje të bëjnë aventura politike nga të cilat dihet se kush do të pësojë. Për këto pësime oligarkive-poltike të të dyja shteteve, as që u bënë përshtypje sepse nga këto situata të turbullta ata notojnë , ndryshe në situata të qeta dhe ujë të pastër këta nuk kanë shpëtim.

Treni provokativ me sllogane nacionaliste shoviniste serbe, i cili përgatitej të marrte udhë për Kosovë, më në fund iu shkëputën BINARËT nga ROSU me shtatë Zemra. Sa u përket atyre trimave fjalët janë të pakta për veprimin e tyre që treguan. Por ata na bënë të gjithëve të lumtur, por suksesin e tyre po e marrin politikanët  pa meritë. U drejtohem atyre të ROSU me fjalët : Jam krenarë që jam Shqiptar. Ishte ky një hap i vonuar politikë por në momentin e duhur. Dashtë Zoti të mos jetë si herën e kaluar,kur Hashim Thaçi bëri një intervenim të tillë, për fat të keq solli vdekjen e një polici Enver Zyberi. Me ç’rast ajo pjesë e veriut sa vinte e shkëputej nga Kosova,  pasojat sa vinin e shtoheshin. Politikanët Shqiptarë duke e konsideruar këtë zhbllokim si fitore të tyre dilnin dhe thoshin ne e zhbllokuam urën. Mirëpo po në të njëjtën ditë, por pas dite kryetari legjitim i Mitrovicës së veriut Goran Rakiç përsëri për inati të politikanëve Shqiptar të Kosovës e bllokon urën e Ibrit, fillimisht duke thënë se aty do të bëhet një park i qytetit.

Mirëpo për fat të keq politika Kosovare ra në këtë nivel duke heshtur  që do ketë reperkusione për të ardhmen. Aty ka qenë momenti më i volitshëm të intervenojnë me të gjitha mjetet e lejuara demokratike, por si gjithmonë inteligjenca politike Shqiptare e Kosovës heshtë . Dhe derisa politika Kosovare heshtë Goran Rakiqi bëhet gjithnjë e më aktivë. Pastaj për të vazhduar me provokacionet tjera më primitive dhe ultra -nacionaliste serbo-madhe. Si me ngritjen e shtatores së car LLazarit, ku absurditeti më i madh i pseudo-analistëve sharlatan Kosovar i tipit të Halil Matoshi,  i cili thoshte asgjë s’ na ka bërë car Llazari. Goran Rakiq i pa penguar nga askush tash së fundmi ngrit murin mu pranë lumit dhe urës së Ibrit, imagjinojeni çfarë mundë të bëjë një debil  ultra-nacionalist po të ketë hapsirë veprimi. Ky akt i shëmtuar na e kujton të kaluarën e errët të epokës së Millosheviqit të cilët bllokonin rrugë me barrikada të ndryshme.

Në Serbi po afrohen zgjedhjet presidenciale,nga koha e Millosheviqit e gjërë më sot zgjedhjet i kanë fituar ato forca nacionaliste, se cila ka pas qasje më të ashpër ndaj Kosovës. Njëri nga ata sot është pa dyshim ish personi më i afërt me çetnikun Sheshel presidenti aktual      Tomisllav Nikoliq (të cilit i iku treni i fundit). Ai në stilin e një ultra-nacionalistit të vërbuar anti Shqiptar deshi të bëjë një praktikë të zhvilluar me propagandë-politike,për favore të veta duke vë në funksion atë tren provokativ, mirëpo nga një herë verbimi i syve në pikë të ditës në këtë rast i presidentit serb Nikoliq duket se bëri Atentat politik në vet-vehten. Por kjo propagandë-politike e tij e dështuar ishte e mirë se ardhur për politikanët edhe ashtu gati të dështuar të Kosovës Hashim Thaçit dhe Isa Mustafës.

 Përfundimisht një gjë duhet ditur nga të gjithë se sot si në Kosovë ashtu edhe në Serbi kemi një strukturë tejet të vrazhdë politike. Dhe po qe se vazhdojnë këta prepotentë me këto retorika megalomane koha nuk po premton një perspektivë të ndritshme. I vetmi barometër i kësaj katrahure politike që do mundë ta ndryshonte këtë qasje është sovrani i Shtetit POPULLI. Dorën në zemër populli i Serbisë diçka po lëvizë në të mirë, është momenti i fundit që edhe populli i Kosovës të reflektoi në të mirë sa s’është vonë. Kjo situatë politike nga do të rrokullisët? A do të shkoi në lojë të rrezikshme politike apo propagandë-politike për nevoja individuale,mbetet për tu analizuar me vetëdije të kthjellët. Guri filloi të lëvizë…

Kontrolloni gjithashtu

Dilaver Goxhaj: RKL dhe Kosovapress ishin dhe mbeten Ylli Polar për Luftën Çlirimtare në Kosovë

Dilaver Goxhaj: PËRFUNDIME TË DALA PREJ ANALIZAVE KRITIKE NDAJ LIBRIT “Dosja Amerikane për Shqipërinë Koministe”, me autorë  Bejtullah Destani dhe Visar Zhiti

Bazuar në faktet dhe analizën e luftës 10-vjeçare,  Dhjetor 1944- Dhjetor 1953, midis Forcave të …