Valdete Bajrami, në seancën e sotshme plenare të Kuvendit të Kosovës, ka thënë se treni nuk është provokim i pari nga Serbia, pasi ndodhi muri dhe arrestimi i Haradinajt. Ajo deklaroi se sipas rezolutës së miratuar në Kuvendin e Kosovës, muri duhet të rrënohet më së largu më 1 shkurt dhe jo siç po thonë më 17 shkurt. Bajrami reagoi lidhur me deklaratat se kush e ndali trenin, pasi që ky ka qenë një obligim kushtetues dhe nuk do të duhej të ishte personale. Në fund ajo ka kritikuar edhe procesin e dialogut me Serbinë, që sipas saj ka qenë jo transparent.
