Branko Manojllovski

Branko Manojlovski: Do të dëshmoj se në Maqedoni ka shumë shqiptarë ortodoksë

Deputeti i i parë shqiptar ortodoks nga radhët e Bashkimit Demokratik për Integrim, Branko Manojlovski, duke folur  për “Faktor 24”, ka shpjeguar arsyet pse ka ardhur nga Amerika për të jetuar në Maqedoni, pse ka pranuar të kandidojë për deputet në zgjedhjet e 11 dhjetorit si dhe për jetën e tij të mëhershme, informon Zhurnal. Ai ka deklaruar se është nga Reka e Epërme, nga fshati Kisiliçe dhe është me prejardhje shqiptarë, dhe njëra nga arsyet se ai pleqërinë e jeton në Maqedoni është se do dëshmojë se ka shqiptarë ortodoksë, madje më shumë sesa është menduar. Sipas tij në fshatin ku jeton edhe tani edhe me mijëra vite më herët është folur vetëm shqip.

Branko Manojloski është me origjinë nga Reka e Epërme nga fshati Kisiliçe dhe me prejardhje është shqiptar ortodoks, por ishte është i sllavizuar dhe është rritur si maqedon. Sigurisht Ali Ahmetit iu ka dukur interesante të dijë se ka edhe shqiptarë ortodoksë në Maqedoni, sepse ajo ishte një temë që nuk ishte e njohur në atë kohë, por në Reka e Epërme dhe në fshatin tim është folur shqip me mijëra vjet dhe mua më erdhi që të paraqitem dhe të tregoj se janë aty, dhe njëri nga ato jam edhe unë. Ka me qinda shqiptarë që janë sllavizuar ose janë maqedonizuar. Si ashtu, unë deri në moshën 9 vjeçare kam folur shqip, pastaj kam shkuar në një shkollë maqedonase, kisha maqedonase, kam pasur shokë maqedonas, dhe gradualisht kam filluar ta ndjej veten si maqedonas”, ka deklaruar Manojlovski, duke shtuar se Sindinovski është nipi i tij dhe nënat i kanë shqiptare. “Branko Sindanovski është nipi im, babai i Brankos dhe unë jemi nga dy motra shqiptare nga Reka e Epërme nga Penishica. Ne jemi shumë të afërt me Brankon, ai është një shkrimtar intelegjent”, ka theksuar mes tjerash Manojllovski.

Manojllovski madje tha se ndihet keq se nuk e ka udhëhequr seancën e parë konstitutive të Parlamentit sepse atë ia garantonte kushtetuta e Maqedonisë, por ai thotë se atë askush nuk e ka pyetur për asgjë. “Ndihem keq që nuk kam udhëhequr me seancën konstituive, sepse atë e ka merituar, sepse unë jam deputeti më i moshuar, ndërsa ata kanë vendosur pa më pyetur mua dhe askush nuk është konsultuar me mua dhe kam qenë i befasuar nga kjo”, thotë Manojllovski.

Ai për fund ka theksuar se platforma e shqiptarëve në vendet demokratike do të ishte diçka shumë normale si psh në Amerikë. Por Manojllovski thotë se në Maqedoni ende ndahen njerëzit në bazë të përkatësive etnike dhe kjo nuk duhet të ndodhë. Sipas tij nuk ka asgjë të keqe në atë platformë.

“Unë kam kaluar thuajse 50 vjet në një vend demokratik siç është Amerika, për mua ato janë gjëra normale. Këtu me nacionalizmi është humbur logjika. Mendoj se nuk duhet të ketë frikë. Duhet të hiqen paragjykimet se ai është maqedonas apo shqiptarë, ne të gjithë jemi të njejtë. Para do kohesh isha në pazar dhe e pash një person. Të gjithë marrim frymë të njejtë dhe pijmë ujë të njejtë. Blejmë në të njëjtin pazar dhe paragjykime nuk duhet të ketë. Kur do ti shoh të gjithë qytetarët e Maqedonisë të barabartë do të isha njeri më i lumtur në botë. Jam detyruar të kthehem nga Amerika në Maqedoni sepse sikur humbej identiteti i shqiptarëve dhe kjo shumë më ka munduar, sepse e dija se në Maqedoni ka shume shqiptar dhe sot e kësaj ditë në Rekën e Epërme flitet shqip dhe erdha që ta tregoj të vërtetën, kjo është një e dhënë historike, por është interesante se kjo e dhënë historike është trajtuar nga maqedonasit si tradhti, unë habitesha se pse tradhti, që jam shqiptar dhe se foli shqip gjithë jetën, unë këtu nuk shoh tradhti. Në Rekën e Epërme maqedonasit na quajnë “shkreti”, sepse ishin pjesë e tyre ndërsa flasim gjuhën shqipe”, ka përfunduar deputeti i Bashkimit Demokratik për Integrim, Branko Manojllovski.

Kontrolloni gjithashtu

Albin Kurti: Brukseli dhe Uashingtoni bënë padrejtësi ndaj Kosovës duke i vendosur masa ndëshkuese

Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar

Albin Kurti,  në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …