Ahmet Shaban Kaçiku (15.1.1964 - 19.1.1999)

Ahmet Shaban Kaçiku (15.1.1964 – 19.1.1999)

Familja Kaçiku, nga Bitia e Epërme e komunës së Shtërpcës, është e njohur për atdhetarizëm. Gjyshi i dëshmorit, Bajram Kaçiku ishte luftëtar i dalluar në këtë anë, në luftë për mbrojtjen e trojeve shqiptare. Në këtë frymë u rritën dhe u edukuan fëmijët e Shaban dhe Velime Kaçikut.

Ahmeti lindi më 15 janar të vitit 1964. Ahmeti, së bashku me vëlla Hesetin dhe me motrën Lumnie mori pjesë në luftën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Nënë Velimja, i kishte rritur me mundime fëmijët, pasi i shoqi, Shabani, kishte vdekur herët.

Ahmeti, shkollën fillore e kreu në fshatin e lindjes, me sukses të shkëlqyeshëm. Gjyshi, Bajrami, për t’i brumosur nipat me një edukatë të shëndoshë kombëtare, i tregonte për heroizmat gjatë historisë kundër pushtuesit serb . .Serbët Ahmetit ia Ilishin masakruar axhën. Kjo ngjarje kishte ndikuar që Ahmeti të fitojë një urrejtje edhe më të madhe për serbët.

Në vitin 1978, Ahmeti regjistron shkollën e mesme “Osman Mani” në Firajë. Atye kreu vitin e parë dhe të dytë, ndërsa dy vjetët vijues i vazhdoi në Ferizaj, në drejtimin matematikor.

Me rastin e shpërthimit të demonstratave, më 3 prill të vitit 1981, Ahmeti me shokët e shkollës kishte dalë në mënyrë të organizuar në to në qytetin e Ferizajt. Me gjithë përpjekjet e disa arsimtarëve për t’i penguar nxënësit që të mos dilnin në demonstratë, Ahmeti me shokët e tij ik nga shkolla dhe u bashkohet demonstruesve.

Më 1983, Ahmeti regjistroi shkollën e lartë “Xhevdet Doda” në Prizren, në drejtimin fiziko-matematikor. Në qershor të këtij viti, detyrohet të shkojë në shërbimin ushtarak, në Doboj të Bosnjës. Pasi e kreu shërbimin ushtarak në armatën jugosllave, më 1984, Ahmeti, edhe pse i kishte dhënë gjashtë provime në shkollën e lartë pedagogjike “Xhevdet Doda” në Prizren, detyrohet t’i ndërpresë studimet për shkak të represionit të policisë serbe. Në vitin 1984, Ahmeti u dënua me dy muaj burg për kundërvajtje politike. Pas kryerjes së burgut, shkon në Perëndim.

Në dhjetor të vitit 1994, kur Ahmeti po kthehej në Kosovë, në kufirin Maqedoni-Kosovë, policia serbe ia merr pasaportën. Si shkas i konfiskimit të pasaportës ishte vizita e tij në Shqipëri dy vjet më herët. Më vonë, për ta mbajtur familjen, Ahmeti u detyrua të punojë punë ndërtimtarie.

Gjatë vitit 1997, gjendja ekonomike për familjen Kaçiku ishte bërë shumë e rëndë, prandaj Ahmeti emigroi sërish në Perëndim. Kur në vitin 1998, filloi lufta në Kosovë, kushtrimit të komandantit legjendar, Adem Jashari dhe të Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së iu përgjigj edhe Ahmet Kaçiku.

Në bisedën e fundit telefonike me nënën e tij, më 17 prill të vitit 1998, Ahmeti e kishte njoftuar atë se së shpejti do të kthehej në Kosovë, pasi atje nuk kishte më punë.

Më 26 qershor të vitit 1998, Ahmet Kaçiku me dhjetëra shokë hyn në Shqipëri. Këtu, për shkak të mungesës së dokumetacionit, autoritetet e atëhershme shqiptare e ndalojnë Ahmetin, por pas sqarimit që bën shoku i tij, Ramiz Lladrovci, ai lirohet.

Më 30 qershor, nisen për në qytetin e Bajram Currit e prej aty në Tropojë. Ahmet Kaçiku së bashku me shokët e tij, po atë natë, hyn në Kosovë, nga drejtimi i Rrasës së Zogut e Pishave të Junikut dhe pas nëntë orë udhëtimi arrin në Junik, prej ku vazhd9n rrugën për në Zonën e Pashtrikut. Ahmeti vendoset në zonën e Budakovës. Më 12 korrik, ai e vizitoi familjen e tij në fshatin Biti e Epërme dhe pas dy ditësh, nga atje u kthye në front së bashku me motrën Lumnie dhe me gjashtë bashkëfshatarë.

Ahmeti ka vepruar në Pikën e Dardhishtës, afër Muhlanit, dhe në lagjen Buzhalë të Budakovës, ku tregoi zotësi ushtarake. Me formimin e pikës ushtarake në Rokopeq, Ahmeti emërohet komandant toge. Ai, së bashku me dy ushtarë, ngarkohet ta sulmojë antenën, e cila ishte një pikë strategjike e armikut. Ahmet Kaçiku ka luftuar edhe te Guri i Dellocit, në Vraniç, si dhe në pikat në Dardhishtë, Muhlan, në Qafë të Duhlës e në shumë vende të tjera. Asokohe, Ahmetin e emërojnë zëvendëskomandant të Njësisë Speciale në zonën e Budakovës. Në muajin shtator ai transferohet në detyrë përgjegjësie në Jezerc. Në Zonën Operative të Neredimes, tashmë po vepronin luftëtarët e njohur. si: Naim Beka, Agim Matoshi (dëshmorë), Shukri Buja, Imri llazi, Xhafer Gashi, Gani Asllani, Sadik Halitjaha e të tjerë.

Në fund të muajit nëntor të vitit 1998, me propozimin e Komandës së zonës dhe me vendim të Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së, Ahmeti emërohet komandant i Brigadës 161.

Pas vendosjes së Komandës së Zonës Operative të UÇK-së në fshatin Mollapolc, Ahmeti kishte udhëhequr dhjetëra beteja e aksione, në të cilat u dallua për strategjinë taktiko-ushtarake kundër forcave serbe. Në fillim të muajit janar të vitit 1999, në këtë zonë UÇK-ja ndërmori shumë aksione ushtarake kundër armikut. I dëshpëruar nga humbjet e vazhdueshme në terren, armiku ndërmori fushatë ushtarake kundër pozicioneve të UÇK-së dhe kundër popullatës civile në fshatin Reçak.

Në orët e hershme të mëngjesit të 15 janarit. pas një luftimi të ashpër me njësitin e Reçakut, forca të mëdha ushtarako-policore dhe paramilitare serbe arrijnë të futen në fshat. ku masakruan 45 shqiptarë, në mesin e të cilëve kishte fëmijë, gra, pleq e të sëmurë. Kjo datë ishte edhe ditëlindja e komandant Ahmetit. Atë ditë ai ishte në vijën e frontit. mbi Gurin e Bagdashit. në mbrojtje të pozicioneve. Një ditë më vonë, me ushtarët e tij ndërmori aksionin për mbrojtjen e kufomave, të cilat ishin çuar në xhami të fshatit, në pritje për t’u varrosur. Pas katër ditë luftimesh të ashpra kundër forcave serbe, më 19 janar 1999, komandant Ahmeti Kaçiku bie heroikisht.

Bashkëluftëtarët. komandantin Ahmet Kaçiku e varrosin më 21 janar të vitit 1999, në Varrezat e Dëshmorëve, në MoIlapolc. Amanetin e tij, bashkëluftëtarët e lirisë e vazhduan edhe më të fortë edhe më të organizuar, deri në fitore. Pas luftës, më 28 shtator të ~’itit 1999, është bërë rivarrimi. Eshtrat e tij prehen në Varrezat e Dëshmorëve në Ferizaj.

Ahmeti ishte i martuar me Mexhiden dhe ka lënë fëmijët: Arbënoren, Festinën dhe Festinin. Në vendin e rënies, te Guri i Bagdashit, në Reçak dhe ndërmjet fshatrave Firajë e Brod, i është zbuluar pllaka përkujtimore.

Komandant Ahmet Kaçiku, pas luftës, nga Shtabi i Përgjithshëm i UÇK-së është nderuar me gradën gjeneral major.

Kontrolloni gjithashtu

Ilmi Sadri Aliu (25.10.1964 – 5.11.1998)

Ilmi Sadri Aliu (25.10.1964 – 5.11.1998)

Dëshmori i kombit, Ilmi Aliu, u lind në Izbicë të Drenicës, në vjeshtën e vitit …