Lidhur me tensionet e fundit, të cilat kanë ardhur si rezultat provokimeve nga ana e Serbisë, ekspertët e sigurisë në Kosovë kanë vlerësuar se nuk përjashtohet mundësia që situata të dalë jashtë kontrolli. Ata kanë paralajmëruar edhe njëherë se interesi nacional i Serbisë është moskonsolidimi i shtetit të Kosovës. Sipas tyre rrezik nuk paraqet vetëm Serbia por edhe mbështetja e saj nga Rusia. Edhe përfaqësuesit e opozitës, pjesë e Komisionit për Punë të Brendshme dhe Siguri, vlerësojnë se pas provokimeve të fundit nga Serbia, situata në Kosovë vazhdon të mbetet e tensionuar. Në anën tjetër, përfaqësuesit e policisë së Kosovës në veri kanë thënë se situata në Mitrovicë aktualisht është e qetë. Ndërsa përfaqësuesit e KFOR-it kanë thënë se janë në gjendje gatishmërie të intervenojnë në çfarëdo situate.
Kontrolloni gjithashtu
Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili reagoi kundër kallëzimit penal të ministrit Faton Peci
Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili, ka reaguar ndaj kallëzimit penal të paraqitur nga ministri i …