Bahtiri: Ura e Ibrit do të hapet së shpejti dhe hapjen e saj nuk mund ta kushtëzoj askush

Shtyhet data për inaugurimin e urës së Ibrit

Zëdhënësja për politikë të jashtme e BE-së, Maja Kocijançiç, ka bërë të ditur se inaugurimi i urës kryesore mbi Lumin Ibër i paraparë për sot është shtyrë, ndërsa data do të shqyrtohet pas arritjes së një marrëveshje të përbashkët në mes të Kosovës dhe Serbisë rreth kësaj çështje. Sipas saj, arsyeja e vonesës ka ndodhur për shkak të punimeve në renovimin e urës dhe të rrugës “Mbreti Petër” në veri të cilat nuk kanë përfunduar ende. Më tej Kocijançiç theksoi se janë duke vazhduar diskutimet me të dyja palët për të gjetur zgjidhje të pranueshme për të gjitha çështjet në lidhje me punimet në urën e Mitrovicës dhe rihapjen e rrugës. Punimet në urën e Ibrit, i ka financuar Unioni Evropian me 1.2 milion euro.

Kontrolloni gjithashtu

Peter Stano: Bashkimi Evropian nuk i vë në dyshim autoritetet e Kosovës për hetimin e krimeve të luftës, por është në kontakt me ta

BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”

Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …