Edita Tahiri

Edita Tahiri dhe Ivica Daçiq me qëndrime të kundërta për lëvizjen e forcave të armatosura në veriun e Kosovës

Ministrja jonë për Dialog me Serbinë, Edita Tahiri dhe shefi i diplomacisë serbe, Ivica Daçiq, kanë paraqitur qëndrime të kundërta për lëvizjen e forcave të armatosura të Kosovës në pjesën veriore të vendit. Ministri i Punëve të Jashtme të Serbisë, Ivica Daçiq ka deklaruar se gjatë nënshkrimit të marrëveshjes për normalizim të marrëdhënieve me Serbinë në prill të vitit 2013, palët janë pajtuar që pa lejen e palës serbe, forcat e armatosura të Kosovës nuk kanë të drejtë të operojnë në veri. Nga ana tjetër, ministrja jonë për Dialog me Serbinë, Edita Tahiri ka thënë se nuk është e vërtetë që është folur ndonjëherë më një marrëveshje të tillë. Forcat e armatosura dhe forcat e sigurisë mund të lëvizin në pjesën veriore të Kosovës pa lejen e askujt, ka theksuar ministrja, Edita Tahiri.

Kontrolloni gjithashtu

Peter Stano: Bashkimi Evropian nuk i vë në dyshim autoritetet e Kosovës për hetimin e krimeve të luftës, por është në kontakt me ta

BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”

Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …