Kadri Prishtina (1878 -1925) ka qenë njëri ndër personalitet më të shquara të kombit, të periudhës së fundit të Rilindjes Kombëtare dhe pas saj deri në vitin 1925 kur edhe ka vdekur. Duke qenë i pajisur me njohuritë dhe diturirë e kohës, Kadri Prishtina ishte bërë pjesë e mendjeve më të ndritura dhe më të përkushtuara të kombë në ptierudhat më kritike të saj. Ai buroi nga vëgjelia dhe ruajti e manifestoi zërin e vegjëlisë shqiptare, zërin e një populli të shtypur pa mëshirshëm si nga Perandoria Turke asdhu dhe më keq nga shtetet sllave dhe shtetet evropiane përgjithësisht. Së bashku me Hasan Prishtinën, Ismail Qemalin, Fan Nolin, Bajram Currin, Gjergj Fishtën, Avni Rrustemin, Azem Galicën, Luigj Gurakuqin e të tjerë, Kadri Prishtina ka qenë në qendër të lëvizjeve politike dhe diplomatike të kohës. (A.Q.)
Kadriu lindi në vitin 1878 në Prishtinë, ishte njëri nga nëntë fëmijët e Lutfullah Halimit. Mësimet fillore i kreu në Prishtinë, në gjuhën turke, ndërsa ato të mesme në Shkup, në shkollën e njohur “Dar ul-Mualimin”. Studimet i vazhdoi në Stamboll, në shkollën e quejtur “Dar-ut-Tedris”, që ishte Shkollë e Lartë Pedagogjike. Më pas u regjistrua në Medresenë e famshme “Fatih”, ku edhe aty diplomoi me rezultat të shkëlqyeshëm.
Në vitin 1904, në moshën 26 vjeçare, Hoxha Kadri Prishtina jo vetëm që ishte jurist, por ai tashmë kishte fituar titullin Myderriz (Profesor) dhe titullin Hoxha, (Dijetar). Vijonte studimet në shkollën e lartë të së drejtës fetare “Mekteb’i Nyvvâb”. Po në këtë vit, me 1904, Kadri Prishtina, duke qenë jurist, profesor e hoxhë, në moshën 26 vjeçare, u arrestua në Stamboll për arsye se nuk pranoi të tregonte autorin e dorëshkrimit “Fitret ul-Islâm” – dorëshkrim i Syrja bej Vlorës – një dorëshkrim shumë problematik në lëmë të fesë Islame dhe të drejtës fetare.
Sa ishte në internim, në Sinope e në burg në Jedikule, ku vuanin dënimin edhe të burgosur tjerë politikë, Hoxha Kadriu u sëmur rëndë, aq rëndë sa iu desh të bënte prerjen e këmbës mbi gju. Hoxha Kadriu, edhe pse me një këmbë të amputuar, kurrë nuk është dorëzuar, e vazhdoi veprimtarinë e tij, që Shqipnija të bëhet Shqipni, e pavarur, e bashkueme e përparueme.
Këtë e dëshmoi, kur në Shkodër, me 1915, e krijoi një komitet me emrin “Komiteti i Fshehtë”, kurse pas tri vjetësh me një grup atdhetarësh, intelektualësh, kryesisht nga Kosova, e themeloi një organizatë politike, e cila do ta organizonte popullin shqiptar në luftë për çlirim e bashkim kombëtar.
Kështu, si fryt i kësaj veprimtarie, nën udhëheqjen e Hoxha Kadriut, me 1 Maj 1918, në Shkodër, u themelue Komiteti “Mbrojtja Kombëtare e Kosovës”. Komiteti “Mbrojtja Kombëtare e Kosovës”, në përbërje të tij kishte Këshillin Qendror, ku bënin pjesë shtatë anëtarë, të cilët e zgjodhën kryetar Hoxha Kadri Prishtinën, nënkryetar Hysni Currin dhe sekretar, Bedri Pejanin.
Komiteti “Mbrojtja Kombëtare e Kosovës”, përveç degëve që kishte në gjithë Shqipninë, e kishte organin e vet, gazetën “Populli”, e cila botohej në Shkodër, nën drejtimin e mësuesit atdhetar, Sali Nivica. Në vitin 1919, për t’u ndihmuar kryengritësve, Komiteti, në udhëheqjen e Hoxha Kadriut, përgatiti Programin e përgjithshëm të kryengritjes në Kosovës me këtë përmbajtje :
- Asnjë kryengritës nuk guxon t’i dëmtojë shkiet e vendit veç atyre që qëndrojnë me armë në dorë kundër qëllimit shqiptar.
- Asnjë kryengritës nuk guxon të djegë shtëpia, të rrënojë kisha e gjëra të tjera.
III. Plaçka është jasak (e ndaluar) e kryengritjes.
- Asnjë kryengritës nuk guxon të bëjë ndonjë shëmtim mbi trupat e të vrarëve të armikut, as t’i zhvesh ata armiq që vdesin a plagosen ose që zihen robër.
- Veprimi më i gjallë është kundër ushtrisë, xhandarmërisë, kundër komitëve të armikut që kundërshtojnë me armë në dorë…
- Një tradhtar që kundërshton luftën krahas me armikun ose veç është kundër qëllimit shqiptar, ka për t’u vrarë pa gjyq e pa afat e kushdo që të jetë. Por, një tradhtar pa armë në dorë ka për t’u gjykuar para gjyqit të kryengritjes (pas) e ka për t’u dënuar mbas dokumentesh e jo vetëm sipas thashethemeve të hallkut.
VII. Me të zbatuarit e jo me të çliruar të një katundi serb, shkiet e vendit, ashtu edhe çarshia të ruhen me njerëz, besnikëria e kryengritjes të ndjekë armikun pa afat e pa bjerrë asnjë dakik nëpër qytet e nëpër katunde.
VIII. Kot e pa nevojë, as gjaku i popullit tonë as gjaku i popullit të armikut, s’ka pse të derdhet. Por aty ku është nevoja një kryengritës nuk guxon të kursejë aspak gjakun e vet.
- Çka i përket këtyre ka për t’u ruajtur me njerëz më besnikë e me të marrë vesh.
- Të vrarët shqiptarë s’kanë për t’u shti në dhe derisa të vijë një komision i huaj. Mizoritë e bëra prej armikut kanë për t’u shënuar dhe për t’iu dëftuar Evropës e Amerikës
Më 24 prill 1919, filluan të shpërndahen thirrjet për kryengritje. Në ato, pos tjerash, shkruhej: “Vëllazen koha âsht tepër me rândësi. S’kemi asnji minutë për të kapërcye në gjumë”. Dita e fillimit të kryengritjes u caktua dita e Shëngjergjit, më 6 maj 1919. Sinjalin për fillimin e kryengritjes së përgjithshme në Kosovë, që më shumë do të njihet si Kryengritja e Llapushës, e dhanë Azem dhe Shotë Galica në Radishevën legjendare. Edhe në qendrat e tjera të Kosovës kishte filluar kryengritja në të njëjtën kohë. Në Llapushë lufta kishte shpërthyer shumë ashpër. Atje udhëheqnin trimat e njohur Sadik Rama i Gjurgjevikut, Ramadan Shabani i Kijevës dhe Beqir Rexha i Kërnicës. Kryengritja përfshiu tërë Kosovën. Numri i kryengritësve arriti në rreth 10.000 veta.
Në Kongresin e Lushnjës (27 -31 janar 1920), ku iu vunë themelet e Shqipërisë, u zgjodh qeveria e re shqiptare, e dalë nga vendimet e kongresit që kryesohej nga kryeministri Sylejman Delvina, kurse Ministër i Drejtësisë u zgjodh, Hoxha Kadri Prishtina. Hoxha Kadriu është zgjedhur disa herë përfaqësues i popullit (deputet) në parlamentin shqiptar në Tiranë si përfaqësues i prefekturës së Dibrës në zgjedhjet e 1921 dhe i pref. së Kosovës nga dhjetori i 1923. Kurse në Shkodër, ku punonte si avokat, e botonte revistën mujore me titullin “Udha e s’Vërtetës”, numri i parë i së cilës doli në dritë në muejin tetor të vitit 1923 deri më 2 qershor 1924. Hoxha Kadriu ndërroi jetë me 20 janar 1925, në moshën 47 vjeçare, por la gjurmë të pashlyeshme për çështjen fetare-kombëtare. Duke marrë parasysh se Hoxhë Kadriu mbeti invalid qysh i ri, si pasojë e burgut në Turqi, ai meriton të jetë shembulltyrë për shqiptarë, për Shqipni.
Për veprimtarinë atdhetare të Hoxha Kadriut janë shkrue shumë artikuj, punime, studime, janë organizuar Sesione Shkencore, është shkruar në Historinë e Shqipërisë, në Fjalorin Enciklopedik Shqiptar, në Fjalor Enciklopedik, Toena, Tiranë, 2002. Është botuar edhe një monografi nga Eqber Skëndi me titull: ”Hoxhë Kadriu (Kadri Prishtina), 1992, por askund nuk është shkrue për veprimtarinë e tij fetare, përveç nga studiuesi, Mr. Qemajl Morina, prof. në Fakultetin e Studimeve Islame në Prishtinë, i cili që në vitin 1997, në revistën “Dituria Islame”, revistë mujore, fetare, kulturore, shkencore, ka shkrue në disa vazhdime studimin me titull: “Idetë Islame të Hoxhë Kadriut në revistën “Udha e s’Vërtetës”.
Burime:
Skëndi E., Hoxhë Kadriu, Prishtinë: Rilindja 1992, fq. 10
100 personalitete shqiptare të kulturës Islame, K.M.SH., Tiranë 2012, fq.127-129.
a b Vlora E. b., Kujtime 1885-1925, Botime IDK, 2010
Estrefi, D., Ligjvënësit shqiptarë 1920-2005 – Kuvendi i Shqipërisë, Tiranë 2005 fq. 13-17.
Mexhid Yvejsi: Hoxhë Kadri Prishtina dijetar, atdhetar, politikan, diplomat, publicist, dhe jurist
Zëdhënësja për politikë të jashtme e BE-së, Maja Kocijançiç, ka bërë të ditur se inaugurimi i urës kryesore mbi lumin Ibër i paraparë për sot është shtyrë, ndërsa data do të shqyrtohet pas arritjes së një marrëveshje të përbashkët mes Prishtinës dhe Beogradit rreth kësaj çështje. (Vikipedia)