leoni

Nexhmi Lajçi: Politika evropiane e shitur në Serbi e Rusi ka kthyer timonin në kah të padëshirueshëm për shqiptarët

Nexhmi Lajçi: Heroi shqiptar i letrave shqipe, mbanë “peng” heroin shqiptar të luftës dhe paqes, Ramush Haradinaj

Zërin edhe ashtu të ngjirur, kur është në pyetje atdheu dhe kombi të heroit të letrave, Ismail Kadare si duket e ka ngrirë acari siberian, qëkur Franca, “e përzgjedhura e tij” e ndaloi (arrestoi dhe po mbanë peng) heroin e luftës për liri të popullit shqiptar, komandantin e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës,  ish-kryeministrin e Kosovës, ish-deputetin e Kuvendit të Kosovës dhe liderin e shquar shqiptar,  Ramush Haradinaj.

Në këto ditë të ftohta dimri me ngrica siberiane ku në Kosovë rrjedhën e lumenjeve të mbuluar nga akujt e ka zëvendësuar rrjedha e njerëzve nëpër të gjitha rrugët e Kosovës drejtuar kah Prishtina në mbrojtje të liribërësit të tyre dhe Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, si duket shkrimtari i madh shqiptarë me famë tani më të dalur jashtë Shqipërisë ku lindi dhe Francës ku jeton duke kaluar edhe kontinente Ismail Kadare, është bllokuar nga i zoti  i letrave dhe jo që nuk po arrin  ta vizitoj njeriun që me çka pat iu fal kombit e atdheut ashti siç po bëjnë me dhjetëra e qindra shqiptarë, intelektualë, artistë sportistë e punëtorë nga gjithë Evropa, por ai nuk gjeti as edhe pak kohë që të bëjë një reagim dhe të solidarizohet me popullin e tij të shumë vuajtur. ISMAILI NË FRANCË SI I FTUAR I NDERIT, RAMUSHI NË FRANCË I MAJTUR DHUNSHËM!!!

Që nga katër janari kur kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj është arrestuar nga autoritetet franceze më të zbritur nga aeroplani në aeroportin Bazel-Mulhouse në Colmar të Francës në bazë të një fletarrestimi ndërkombëtar, të lëshuar nga Serbia në vitin 2004, populli shqiptar në Shqipëri e Kosovë dhe në trojet e tjera shqiptare nën okupim po edhe në shumë shtete të botës që nga Evropa deri në Amerikë ka protestuar dhe po proteston  në mbrojtje të heroit të tyre çlirimtar.

Edhe pas lirimit me kusht nga gjykata franceze në Colmar, me 12 janar protestat e shqiptarëve brenda e jashtë atdheut nuk kanë të ndalur, ndërsa mërgimtarët tanë nga shumë vende Evropiane me vizitat e tyre asnjëherë nuk e lanë vetëm krenarinë e kombit.

Edhe pse i gjithë populli u çua në këmbë duke kërkuar lirimin pa kushte dhe kthimin në atdhe të luftëtarit të lirisë dhe se për të gjitha këto ngjarje shkroi në vazhdimësi shtypi francez po edhe përkundër atyre pamjeve ofenduese për gjithë kombin shqiptar që i dhanë televizionet franceze e botërore duke e paraqitur Ramush Haradinaj me duar të lidhura dhe të rrethuar nga njësitë speciale franceze KOMANDANTI I LEGJIONIT TË NDERIT FRANCEZ, ISMAIL KADARE nuk e pa të arsyeshme t’i dal në mbrojtje KOMANDANTIT TË USHTRISË ÇLIRIMTARE TË KOSOVËS, RAMUSH HARADINAJ.

Pas ngritjes së aktakuzës nga Tribunali Ndërkombëtar i Hagës për Krime Lufte në ish-Jugosllavi në vitin 2005, Ramush Haradinaj dha dorëheqje nga posti i kryeministrit dhe u dorëzua vullnetarisht në Hagë. Në vitin 2008, Gjykata e Hagës e shpalli atë të pafajshëm. Katër vjet pas u bë rigjykimi i tij po në Tribunalin e Hagës, ku edhe në vitin 2012 Ramush Haradinaj u shpall i pafajshëm për të gjitha akuzat që e ngarkonin atë për krime lufte.

Kontrolloni gjithashtu

Dilaver Goxhaj: RKL dhe Kosovapress ishin dhe mbeten Ylli Polar për Luftën Çlirimtare në Kosovë

Dilaver Goxhaj: PËRFUNDIME TË DALA PREJ ANALIZAVE KRITIKE NDAJ LIBRIT “Dosja Amerikane për Shqipërinë Koministe”, me autorë  Bejtullah Destani dhe Visar Zhiti

Bazuar në faktet dhe analizën e luftës 10-vjeçare,  Dhjetor 1944- Dhjetor 1953, midis Forcave të …