Kryetari i Organizatës Demokracia Studentore, Mexhid Ramusa, thotë se studentët do ta mbajnë ekspoziten dhe ai që tenton të na ndalojë nuk ka gjak të shqiptarit. Në një reagim të tij thuhet: Kryeministri Isa Mustafa, ka lejuar pelegrinët serbë që të mbajnë liturgji në Kishën Ortodokse serbe, e cila gjindet në kampusin e Universitetit të Prishtinës e vendosur me dhunë nga kasapi i Ballkanit, ”Sllobodan Milloshoviq” pikërisht në përvjetorin e 18 të Masakrës së Reçakut. Ne si studentë, por edhe shoqëria në përgjithësi, ndiejmë keqardhje të thellë dhe dhimbshmëri per udhëheqësinë e shtetit tonë, që po i vihen në mbrojtje të kësaj kishe, e cila nga Serbët ka epitetin Djep i Serbisë. E keqja e gjithë kësaj është edhe rreshtimi i forcave policore duke mos na lejuar t’i shfaqim pakënaqësitë që na preukopojnë ne studentëve. Nuk jemi armiq të shtetit tonë andaj domosdoshmërisht duhet lejuar ekspozita për t’ia rikujtuar Serbisë gjenocidin e bërë. Me vendosjen e muzeut ne këtë Kishë, ne dëshmojmë dhe njëherë se jemi shtet demokratik dhe të edukuar. Kërkojmë nga ju Kryeministër që të na lejohet ekspozita, por nëse nuk na lejoni ne do të ndermarim hapa të tjerë dhe do ta realizojmë këtë ekspozitë, thuhet në fund të reagimit.
